Afroviti Gusho
Afroviti Gusho është poete, gazetare dhe aktiviste e të drejtave të gruas. Afroviti Gusho lindi në Pogradec në 23 mars 1967. E diplomuar në universitetin e Tiranës, në degën e matematikës, fill pas studimeve nisi punën në arsim, ku qëndroi për tre vjet. Në vitin 1994, themeloi gazetën e parë lokale në Pogradec,"Nositi" që deri më sot ka mbetur e vetmja për qytetin[1].
Afroviti Gusho ka botuar disa libra me poezi, të përkthyer edhe në gjuhë të huaja.
Afroviti Gusho, drejton prej më shumë se 10 vjetësh shoqatën " Unë, Gruaja", Pogradec. Misioni i shoqatës është të fuqizojë dhe integrojë gratë, vajzat e të rinjtë si dhe të nxisë pjesëmarrjen e tyre aktive dhe të barabartë në jetën politike, ekonomike, shoqërore e kulturore në rajonin Pogadec-Korçë.
Në vitin 2004, me rastin e pjesëmarrjes në një festival poetik në Rumani, u botua dygjuhësh shqip e rumanisht, me një titull intrigues “Rrënojat e dashurisë”, nisur nga disa vargje të poezisë së saj:[2]