Agim Sopi
'Agim Sopi' (Prishtinë, 23 korrik 1957) është një regjisor shqiptar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka lindur në Prishtinë, Kosovë, në vitin 1957. Ka diplomuar në Akademinë e Arteve Dramatike pranë Universitetit të Zagrebit (Kroaci), niveli Bachelor dhe Master, në degën e regjisë së filmit dhe televizionit. Qysh nga viti 1981, z. Sopi është marrë me punë profesionale në lëmin e teatrit dhe kinematografisë. Gjatë periudhës së regjimit komunist të ish-Jugosllavisë, veprat e z. Sopi kanë qenë të kontestuara dhe të ndaluara politikisht. Shfaqja 'Trungu Ilir, 'Verbimi i Samsonit', Varreza për Boris Davidoviqin' , 'Antigona', janë vetëm disa shfaqje të censuruara dhe të hequra nga teatri me motivacione politike. Kurse filmi i parë i gjatë 'Njeriu prej dheu'i z. Agim Sopi, ka qenë i ndaluar me dekret të autoriteteve të kohës. Nga viti 2000, z. Agim Sopi ka qenë pronar dhe producent i kompanisë AS Film Production, e cila kompani ka realizuar /kryesisht me investime vetanake/ disa filma artistik të metrazhit të plotë dhe disa filma dokumentar. Filmat e z. Sopi kanë qenë pjesë e përzgjedhjeve zyrtare të më shumë se 220 /dyqindëenjëzetë/ festivaleve të botës dhe kanë fituar më shumë se 120 /njëqindëenjëzetë/ çmime kinematografike anekëndë globit. Përveç filmit, z. Sopi ka realizuar edhe rreth 30 /tridhjetë/ shfaqje teatrore në Zagreb, Tiranë, Shkup, Prishtinë. Shfaqjet e z. Sopi janë shpërblyer në festivale të ndryshme rajonale e ndërkombëtare. Gjatë periudhës 2013 - 2017, z. Agim Sopi, ka qenë Ligjerues i angazhuar i Teorisë së filmit në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit ‘Hasan Prishtina’. Z. Agim Sopi, njihet edhe si skenarist dhe autor dramash. Ka shkruar skenaret 'Njeriu prej dheu' /Bashkëautor me Fadil Hysajn/, 'Kulla' /Sipas tregimit omonim të Anton Pashkut/, 'Anatema', 'Terra Nichil', 'Agnus Dei', 'Rahela', 'Baby Lee' /Sipas romanit 'Darka e fundit' të Roland Xhozes/, 'Fytyra e bukur e botës që qante' /Sipas romanit 'Lëkura e Qenit' të Fatos Kongolit/, etj. Poashtu ka shkruar dramat: 'Muzgu i lirisë' dhe 'Presidenti lakuriq'. Aktualisht, jeton dhe vepron në Prishtinë.
Veprat artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pritja, (1981) - film dokumentar (regjisor dhe skenarist)
- Pelerina, (1982) - film artistik sipas novelës omonime të Dino Buzatit (regjisor dhe skenarist)
- Njeriu prej dheu, (1984) - film artistik (regjisor dhe skenarist)
- Lulepjeshkat e dashurisë (1988) - dramë televizive (regjisor)
- Kulla, (1990) - dramë televizive (regjisor dhe skenarist)
- Përtej vdekjes, (1999) - film dokumentar (regjisor dhe skenarist)
- Vjeshta e trëndafileve, (2000) - film artistik (regjisor)
- Anatema, (2006) - film artistik (regjisor dhe skenarist)
- Agnus Dei, [2012] - film artistik (regjisor dhe skenarist)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull nga Regjisori është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |