Agim Shala
Agim Shala u lind me 18.09.1975 në Fshatin Jeshkovë të qytetit të Prizrenit. Gjatë viteve 90-ta emigroi në Itali, por u kthye në Kosovë për ta formuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Rajonin e Vërrinit (Prizren). Ishte Luftëtar dhe Komandant i Njësisë Speciale pranë shtabit të UCK-së (Brigada 125) në Jeshkovë . Ai ra deshmor gjatë luftimeve të ashpra në betejën e Jeshkovës, me 03.09.1998, së bashku me babain e tij, Avdi Shalën,djalin e Xhaxhait Besim Shalën dhe Policin e Policisë Ushtarake të UÇK-së Fatmir Berisha. Ndërsa Nuredin Shala (vëllau i Agim Shala ra Dëshmorë më 11 mars 1999 në betejën e njohur të Jeshkovës)
Me 28 nëntor 2012 u shpall "Hero i Kosovës" nga Presidentja Atifete Jahjaga.Ndërsa, me 16 shkurt 2016 familja e tij u nderua po nga presidentja Atifete Jahjaga me Urdherin e Lirisë.