Jump to content

Agjencia për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrimit Evropian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agjencia për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrimit Evropian
ShkurtesaAKZHIE
Formuar më8 tetor 2008
Llojiagjenci e pavarur
Qëllimikoordinon integrimin evropian
SeliaNdërtesa e Qeverisë
Rajoni i shërbimit
Republika e Kosovës
Gjuha zyrtare
shqip, serbisht, anglisht
Kryeshef Ekzekutiv
Edon Cana
Organizata amë
Zyra e Kryeministrit
Faqja në internetwww.acdei-ks.org

Vendimi për themelimin e Agjencisë për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrimit Evropian (AKZHIE) ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit nga Kryeministri i Republikës, më 8 tetor 2008. Agjencia ka si synim parësor përmirësimin e mënyrës dhe procedurave se si Qeveria dhe Partnerët Zhvillimorë punojnë së bashku për ta rritur efikasitetin e asistencës së jashtme me qëllim për të lehtësuar synimet e përbashkëta dhe plotësuese të zhvillimit dhe integrimit evropian.

Sfondi institucional

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Agjencia funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe vepron si organ i vetëm qendror me përgjegjësi për koordinimin e asistencës së donatorëve dhe veprimeve të Qeverisë për integrim evropian me idenë e lehtësimit të reformave ekonomike, sociale dhe të tjera, dhe ngritjen e kapaciteteve për të mbështetur procesin e integrimit dhe koordinimit të zhvillimit. Agjencia gjithashtu funksionon si sekretariat për Forumin e Nivelit të Lartë, i përbërë prej Qeverisë së Republikë së Kosovës dhe Partnerëve Zhvillimorë, përfshirë lehtësimin e negociimit të marrëveshjeve bilaterale ndërmjet ministrive të linjës dhe donatorëve të ndryshëm.

Roli kryesor i Agjencisë është të koordinojë veprimet e Qeverisë për sa i takon prioriteteve zhvillimore, përafrimit të legjislacionit dhe pjesëmarrjes në Procesin e Stabilizim Asociimit. Agjencia koordinon përpunimin dhe monitorimin e implementimit të Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE) dhe udhëheqë procesin që siguron se Plani i Veprimit adreson prioritetet e Partneritetit Evropian për Kosovën. AKZHIE rishikon dhe koordinon politikat sektoriale në vijë me zhvillimin kombëtar dhe prioritetet e Integrimit në BE, duke siguruar konsistencë me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve. Gjithashtu, siguron që ndihma e jashtme është mirë e ndërlidhur dhe e mbështetur në prioritetet dhe politikat qeveritare. Si rezultat, kjo i ndihmon gjithashtu Partnerët Zhvillimorë për të programuar asistencën e tyre.

Qeveria dhe institucionet janë përgjegjëse për propozimin e projekteve dhe programin që duhet të mbështetet prej donatorëve, përderisa Agjencia siguron që donatorët janë plotësisht të informuar dhe se duplifikimi me aktivitetet në vazhdimësi ose donacioneve tjera të planifikuara të mënjanohet sa më shumë që të jetë e mundur. Stafi i Agjencisë në mënyrë të vazhdueshme monitoron progresin në efikasitetin e asistencës për të arritur objektivat e përbashkëta të integrimit dhe të zhvillimit, përfshirë Forumin e Nivelit të Lartë që takohet së paku një herë në vit.

Funksionet dhe përgjegjësitë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Agjencia koordinon politikat e Procesit të Stabilizim Asociimit në të gjithë administratën e Kosovës dhe koordinon hartimin e Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian duke përfshirë: politikën strategjike dhe këshillat në baza sektoriale në një vijë me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve; Sigurimin që Plani i Veprimit dhe prioritetet e zhvillimit nacional të jenë reciprokisht përkrahëse; Përkrahjen dhe monitorimin e përafrimit të legjislacionit; Organizimin dhe koordinimin e përkthimit të legjislacionit dhe dokumenteve relevanet të BE-së.

Agjencia merr pjesë në programimin e programeve të asistancës së donatorëve në koordinim me institucionet përfituese dhe përkrahë zhvillimin e kapaciteteve relevante. Promovon koordinimin e donatorëve duke siguruar funksionimin efektiv të Forumit të Nivelit të Lartë që takohet së paku një herë në vit për të udhëhequr, zbatuar dhe vlerësuar koordinimin e donatorëve mbi bazën e një plani të veprimit në etapa. AKZHIE promovon mënyra më efektive të ndihmës, duke përfshirë përkrahjen e drejtpërdrejtë buxhetore dhe përkrahjen buxhetore sektoriale, grupet punuese sektoriale, misionet e përbashkëta etj, ku kjo është e përshtatshme dhe praktike. Githashtu, zhvillon një stategji efektive të komunikimit - komunikimin me pjesëmarrësit kryesorë dhe publikun e gjerë.

Për Agjencinë - ACDEI