Jump to content

Agna Group

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agna Group
LlojiSh.A.
IndustriaProdhim pijesh
Import-eksport produktesh ushqimore
marketing
prona të patundshme
Themeluar në1991
Zyrat qendrore,
Shqipëri
Zona e shërbimit
Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mali i Zi
Njerëzit kyç
Vasil Naçi
ProdhimiUshqimore, Pije freskuese, pije alkoolike, etj.
Numri i punëtorëve
2768
DivisionsAgna sh.a
Alfa s.a
OnTime Concept
Albartex
Faqja e internetitwww.agnagroup.com

Agna Group është një kompani shqiptare që merret me prodhim pijesh, import-eksport produktesh ushqimore dhe marketing.

Fillimet e saj Agna Group i nisi me kompaninë "Anonime Kakavi" e krijuar në vitin 1991 nga Vasil Naçi, Kosta Sotiri, Kristo Naçi, Grigorios Tzoumakas dhe Georgios Zoidis. Kjo kompani u njoh importuese dhe shpëndarëse ekskluzive e markave të njohura të produkteve ushqimore, detergjentëve, kozmetikës dhe cigareve.

Në vitin 1992 u krijua Alfa s.a shpërndarëse zyrtare e Amstel dhe Pepsi Co. Në 1997, Alfa s.a ndërtoi nje fabrikë moderne në fshatin Glinë, e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit me prodhimin e ujit Glina dhe shumë pijeve të tjera. Suksesi e çoi Alfa s.a në marrjen e statusit të Botiluesit dhe Shpërndarësit zyrtar të Pepsit për territorin shqiptar në 1999.

Në vitin 2001 Agna blen Albartex sh.p.k, duke hyrë kështu në sektorin e reklamave “outdoor”, me 65 % të tregut tashmë.

Në vitin 2003 krijohet agjensi OnTime Concept. Kjo agjenci ofron shërbime të ndryshme duke filluar nga organizimi i aktiviteteve, promocioneve e deri tek studimet e tregut e marrëdheniet me mediat, duke plotësuar kështu në mënyrë komplekse nevojat e bizneseve që operojnë në Shqipëri.

Më vonë krijohet "Agna Investitor" kompani e specializuar në ndërtim dhe prona të patundshme.

Me bashkimin e "Anonime Kakavi" dhe "Agna Investitor" krijohet Agna sh.a e cila ka dy sektorë kryesorë: shpërndarje dhe prona të patundshme.

Kompanitë dhe produktet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Agna sh.a - Kompani në fushën e ndërtimit dhe pronave të patundshme. Po ashtu merret edhe me importin e Ushqimeve dhe Snack (7days, Misko, Barilla, Bake Rolls, Molto, etj.), Produktet Nestle (Maggi, Nescafe, KitKat, Lion, etj.), Akullore (Boss, Magnum, Maxibon, etj), Higjenë (Everyday, Deus, Duel, Spin) dhe produkte duhani nga George Karelias.
  • Alfa s.a - Prodhuese dhe distributore e pijeve si: Botilimi e Pijeve freskuese (Pepsi, Lipton, 7up, Ivi, etj.), prodhimi i Ujit (Glina, Spring, Loutraki), Shpërndarja e Birrave (Heineken, Amstel, Murphy, Desperados, etj.), Lëngje frutash (Fructal, Nectar Family, Ivi, etj.), Pije Alkoolike (Smirnoff, Johnnie Walker, J&B, Gordons Dry Gin, Metaxa, COINTREAU, etj.), Pije Energjike (Shark, M-150, Dragon Heart), Verëra (Tsantali, LGCF, Calvet, etj.).
  • OnTime Concept - Kompani Marketingu dhe promocionesh.
  • Albartex - Kompani marketingu Outdoor (ambjente të jashtme). Ka si qëllim reklamimin nëpërmjet Billboardeve, Fasadave, Stacioneve të autobuzave, makina lëvizëse, etj.
  • Agna Investitor - Kompani ndërtimi. Një nga projektet e kësaj kompanie është edhe Qendëra Ndërkombëtare e Biznesit Kulla TID (pallat 25 kate mbi tokë në qendër të Tiranës).