Jump to content

Ago Çela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ago Çela (1918-1995). Komandant e komisar partizan, dekoruar si “Krenaria e Kurveleshi” dhe “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”.

Lindi në Gusmar. Pjesëmarrës në qëndresën me armë kundër zbarkimit italian në Skelë të Vlorës, më 7 prill 1939. Dezertoi nga ushtria në dhjetor 1940 jashtë atdheut. Pas kthimit në vendlindje (korrik 1941), ngarkohet për organizimin e qëndresës antifashiste në Kurveleshin e Sipërm. Luftëtar që nga fillimi kundër pushtuesve nazifashistë. Komandant i njësitit të armatosur të Gusmarit (shkurt 1942), anëtar i Çetës së Parë Partizane të Kurveleshit (shih), komisar i çp (dhjetor 1942) “Avni Rustemi” dhe komisar i bp “Asim Zeneli” nga tetori 1943 (shih) deri sa plagoset në luftimet e Br. VI S me forcat naziste gjermane në Kuqar të Përmetit, më 28 janar 1944. Invalid i luftës. Përfaqësues i FNÇ-së dhe organizator në disa takime e kuvende me kurveleshas e gusmariotë në ballafaqime me përfaqësuesit e BK-së etj. Delegat i Kongresit ANÇ të Përmetit (maj 1944), ku zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm ANÇ të Shqipërisë. Në luftë u njoh me pseudonimin “Vetëtima”. Pas luftës, deri në vitin 1956, kreu detyra të larta në Qarkun e Gjirokastrës, si dhe në organet e drejtësisë. Ka kryer detyrën e kryetarit të Arbitrazhit të Lartë Shtetëror pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (1957-1966). Kritik ndaj mangësive në punë, shkarkohet nga detyra, përjashtohet edhe nga radhët e PPSH-së për “…kundërvënie ndaj vijës së përgjithshme politike”. Është autor i dy botimeve memoralistike për LANÇ (“Në malet kryengritëse”, 1965 dhe “Fletë nga ditët e zjarrta të luftës”, 2000 (shih), kjo e dyta botuar pas vdekjes). Mban 14 urdhra e medalje të luftës dhe të punës, përfshirë edhe Urdhrin e Flamurit. Me vendim të Këshillit të Bashkisë, emri i tij i vihet një rruge të qytetit të Tepelenës.