Agron Hasaf Galanxhi
Appearance
Agron Hasaf Galanxhi Ka lindur më 11 janar të vitit 1939 në Gjirokastër. Studioi për pilot në ish-BRSS. Gjatë karrierës ushtarake kreu detyra të ndryshme deri zëvendëskomandant skuadrilje. Ishte pilot i Klasit të Dytë. Ra në krye të detyrës në katastrofën ajrore të 22 nëntorit 1989 në rajonin e Himarës, në përpjekje për të shpëtuar një grup studentësh e pedagogësh të Institutit të Lartë Bujqësor, që kishin pësuar një aksident automobilistik. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04. 1996 është shpallur "Dëshmor i Atdheut". Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |