Jump to content

Agron Loka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agron Loka lindi në Bubq, Krujë, më 25 Mars 1972. Mbaroi shkollën e Mesme të Bashkuar “Selman Daci” Bubq dhe studimet e larta i kreu në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dega Matematikë. Prej vitit 1992 – 1995 ka ushtruar detyrën e nënoficerit në Gardën e Republikës dhe në Policinë Ushtarake. Më pas në fund të vitit 1995 ka emigruar në Itali duke punuar fillimisht si punëtor i thjeshtë në fushën e ndërtimit. Në vitin 2000 spikati me aftësitë e tij sipërmarrëse, menaxhuese si dhe aftësinë për të punuar në grup duke ngritur kështu biznesin e tij privat në fushën e ndërtimit dhe për të themeluar më pas shoqërinë “ALBA” SRL që prej vitit 2004 ku dhe vazhdon aktivitetin deri më sot. Agron Lokës, vështirësitë, eksperienca e fituar, atdhedashuria si dhe besimi se ky vend meriton më shumë i shërbeu që një pjesë e të ardhurave të tij nga emigracioni t’i investonte në Shqipëri, në vendlindje duke ngritur biznesin e tij në fushën e Sportit. Kjo shënjoi një kthesë të rëndësishme në jetën e tij ku më pas nga viti 2011 filloi angazhimin e tij politik. Agron Loka është i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Agron Loka, gëzon dhe nënshtetësi italiane. Në vitin 2011 në zgjedhjet lokale kandidon si kandidati i pavarur në Komunën Bubq. Në vitin 2017 kandidon për deputet në zgjedhjet parlamentare në listen shumë emërore të Partisë Demokratike për Qarkun Durrës. Nga viti 2108 deri në vitin 2022 kryetar dege i Partisë Demokratike Fushë Krujë. Kandidimin si kryebashkiak e sheh si një mundësi për të qenë sa më afër qytetarëve të Krujës duke e kthyer Bashkinë në shërbim të tyre në mënyrë që ata ta shohin Krujën si mundësinë më të mire për të jetuar dhe për të rritur fëmijët e tyre. Me anë të zhvillimit të industrisë dhe të turizimit ti kthejmë dhe një herë dinjitetin Krujës së Skënderbeut.