Jump to content

Ahmet Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ahmet Hoxha u lind me 12 qershor 1945 në fshatin Pleshinë në një familje patriotike, babai i tij Hyseni ishte ballist i njohur. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ferizaj e pastaj vazhdoi edhe shkollën e lartë për edukatë fizike,njëkohësisht duke punuar si mësimdhënës, fillimisht në fshatin Zaskok,pastaj në shkollën fillore “Tefik Çanga”, shkollën e mesme Teknike dhe pas diplomimit deri në burgosjen e tij punoi në shkollën e mesme bujqësore ”Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Veprimtaria e tij patriotike fillon që në kohën kur ishte nxënës i shkollës së mesme normale, kur edhe ishte arratisur për në Shqipëri nga dëshira e zjarrtë për shtetin amë, mirëpo bie në duart e udb-së ku përveç burgosjes, humb edhe vitin në normale. Ishte stoik në realizimin e aspiratave kombëtare, qysh nga demostratat e vitit 1968 dhe atyre të vitit 1981.

Konfrontime të drejtpërdrejta me policinë serbe pati në kohën e imponimeve që i bëheshin shkollave shqipe në planprogramet e tyre mësimore. Në momentin kur polici serb ia rrëmben regjistrin e nxënësve ai me gjith forcën që kishte ia merr atë dhe kacafytet me të ku të gjithë profesorët që ishin aty habiten me guximin e Ahmetit,pastaj e lusin të gjithë shokët që ishin dëshmitar të kësaj ngjarje që të largohet por ai nuk pranon, duke thënë se ’’e drejta është në anën tonë’’. U burgos, pas keqtrajtimeve mizore dhe u dënua me 60 ditë burgim. Këto edhe më shumë ia forcuan bindjet e tija dhe ai intensifikoi aktivitetet e tij patriotike dhe do të jetë ndër të parët nga grupi i parë që shkuan për stërvitje ushtarake në Shqipëri në shtator të vitit 1991 së bashku me Sali Çekun,Zahir Pajazitin e shumë të tjerë, ku zgjedhet udhëheqës grupi për organizimin dhe aftësimin e gjeneratave tjera dhe do të jetë në kontakt të përhershëm me Adem e Hamzë Jasharin e veprimtarë të tjerë. Gjithë këtë veprimtari dhe punë të madhe e bëri me konspiracion duke i mbuluar gjurmët e tij me veprimtari sportive.