Ahmet Xhetani
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ahmet Xhetani u lind ne Derjan ne vitin 1826. Ai mbaroi studimet e larta per drejtesi ne Stamboll. U njoh me rilindasit tane dhe u be i njohur si atdhetar. Shquhet si organizator e merr pjese ne jeten politike te vendit. Por siç duket nuk pati perkrahje te gjere, prandaj kerkonte bashkepunim edhe me fuqite ballkanike per te renduar veprimet kunder sundimit turk.
Më 2 shkurt 1868 Xhetani bashke me Kurtaliun e Matit, me Zahir Isufin nga Macukulli, Merr Kolecin nga Selita dhe Hasan beun nga Dibra e Siperme vajten ne Beograd dhe moren kontakt me qeverine serbe e i kerkuan asaj ndihme.
Më 23 gusht 1868 Xhetani u kthye me shoqeruesit e tij ne Shqipëri, pasi kishte dhene besen se kur te vinte koha, do te luftonin bashke me Serbine, me qellim qe te çliroheshin nga zgjedha turke.
Ai ishte edhe nje nder udheheqesit e revoltes se popullit te Matit kunder ngritjes se garnizionit turk ne fshatin Gjalish, ishte aktivisti kryesor per zbatimin e detyrave qe vuri Lidhja e Prizrenit, ku ai vete mori pjese bashke me shume shoke te tjere.
Duke ditur rendesine qe kishin shkollat shqipe, ai u perpoq te hapte nje shkolle ne Derjan, por u spiunua nga disa turq dhe Ahmeti u vendos ne shenjester te qeverise. Per keto perpjekje atdhedashese, qeveritaret turq e zune rob dhe e internuan ne Selanik. Pas disa kohesh ne internim, ai arratiset me nje anije dhe shkon ne Itali. Atje bie ne kontakt me arbereshet e Italise, me Jeronim de Raden dhe merret me aktivitetet ne dobi te atdheut te tij.
1897 Ahmet Xhetani rikthehet ne Derjan dhe vdes ne moshen 71 vjeçare.
Sot një shkollë në vendlindjen e tij në Derjan mban emrin e tij.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- AHMET XHETANI (1826-1897) - E hapur më 15 dhjetor 2011