Akademia Papnore
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Akademitë Papnore janë institucione përmes të cilave Kuria Romake merr pjesë në jetën shkencore dhe artistike.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origjina e Akademive Papnore daton që në fillimet e Epokës Moderne, kohë në të cilën komunitete të vogla dijetarësh quheshin "akademi". Ato ishin pararendëset e Akademive të sotme të Shkencave.
Akademitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Akademia Papnore e Arteve të Bukura dhe Letërsisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E themeluar në vitin 1542, Akademia Papnore e Arteve të Bukura dhe Letërsisë (latinisht: Pontificia Insigne Accademia di Belle Arti e Letteratura dei Virtuosi al Pantheon) është më e vjetra ndër akademitë.
Akademia Papnore e Teologjisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Akademia Papnore e Teologjisë (latinisht: Pontificia Academia Theologica) u themelua në Romë në vitin 1718 dhe mori statutin e saj të parë nga Papa Klementi XI. Në prill të vitit 2009, Papa Benedikti XVI emëroi anëtarin e urdhrit të Salezianëve të Don Boskos, Manlio Sodi, si President të ri të Akademisë.
Akademia Papnore e Shkencave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Akademia Papnore e Shkencave (latinisht: Pontificia Academia Scientiarum) është një akademi shkencore sipas kuptimit mbizotërues ndërkombëtar të fjalës "Scientiae". Në formën e saj aktuale ajo u themelua në vitin 1936 nga Papa Piu XI, por e sheh veten si vazhdimësi e traditës së Accademia dei Lincei të themeluar në vitin 1603.[1]
Anëtarësia e saj përbëhet nga 80 shkencëtarë të njohur nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe studiues jo-katolikë.
Akademia Papnore e Shkencave Sociale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E themeluar në vitin 1994 nga Papa Gjon Pali II, Akademia Papnore e Shkencave Sociale (latinisht: Pontificia Academia Scientiarum Socialium) bazohet në motu proprio-n "Socialium Scientiarum" të datës 1 janar 1994.
Akademia Papnore për Jetën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E krijuar po nga Papa Gjon Pali II në vitin 1994, Akademia Papnore për Jetën (latinisht: Pontificia Academia Pro Vita) bazohet në motu proprio-n "Vitae Mysterium" të datës 11 shkurt 1994.[2] Presidenti i saj që nga viti 2008 është Rino Fisichella.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Akademitë Papnore në faqen e Vatikanit
- Faqja zyrtare e Akademisë Papnore për Jetën (Shumëgjuhëshe)
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ The Pontifical Academy of Science: A Historical Profile (en)
- ↑ Motu Proprio "Vitae Mysterium", arkivuar më 21 shkurt 2010
