Aksionet (financë)
Appearance
(Përcjellë nga Akcion)
Fletaksionet apo Aksionet janë letra me vlerë, në bazë të të cilave pronarit të tyre i njihet e drejta e një pjese të pronësisë mbi ndërmarrjen dhe pjesëmarrjes në qeverisjen e saj, pavarësisht nga vlera e aksionit/aksioneve.
Fletaksionet shiten në tregun e aksioneve të njohur me emrin Bursa.
Tregu i aksioneve/i fletaksioneve mund të jetë tregu primar i aksioneve dhe tregu dytësor i aksioneve.
Aksionet janë letra me vlerë të shoqërive aksionare (korporatave) të cilat japin elementë pronësie për poseduesin. Këmbimi i aksioneve ndodh në tregun e letrave me vlerë i cili njihet edhe si bursa e aksioneve, posedimi i fletaksionit pronarit mund t'i sjellë të ardhura të cilat i merr në formë të dividentës.
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |