Jump to content

Aksioni i Patosit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Aksioni i Patosit (10.2.1943). Sulmi i parë kundër garnizoneve të fortifikuara të pushtuesve italianë. Morën pjesë çeta partizane «Plakë» e Mallakastrës dhe çeta partizane «Plakë» e Vlorës. Garnizoni armik i Patosit përbëhej nga një kompani mitraliere e një postë karabinierie dhe mbrohej në pozicione të fortifikuara. Forcat partizane u ndanë në pesë grupe sulmi dhe një grup për sigurimin e krahëve. Partizanët sulmuan në befasi dhe u hodhën në llogoret e armikut. Pas dy orë e gjysmë luftimi armiku pushoi qëndresën dhe la 10 të vrarë e 87 robër. Komanda e regjimentit italian në Fier i dërgoi ndihmë garnizonit të rrethuar, por ishte tepër vonë. Partizanët zunë një sasi të rëndësishme armatimi e municioni. Shkatërruan centralin elektrik, makineritë e impiantit, dogjën automjetet dhe disa puse nafte.