Aktiviteti i Xhemijetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Çështjet e pazgjidhura ekonomike, politike dhe kombëtare në Mbretërinë SKS, ishin arsye per mosbesim, padurueshmëri të ndërsjellët, dhe për nxitjen e konflikeve ndërmjet partive poltike në periudhën e viteve 1921-1923. Për këtë arsye mënyra për zbatimin e zgjedhjeve dhe strukturës së Kuvendit Popullor paraqiste segment shumë të rëndsishëm për jetën e përgjithshme poltike në trevat lindore, me theks të veqantë të veprimit politik të organizatës politike të Xhemijetit.

Kongresi i dytë i Xhemijetit është mbajtur në Shkup në fillim të qershorit të vitit 1921, me pjesëmarrje të delegatëve të të gjithave viseve në të cilat vepronte kjo organizatë politike,gjithashtu në kongres merrnin pjesë edhe të gjithë deputetët e zgjedhur nga radhët e saj në Kuvend. Në kongres u miratuan vendime shumë të rendsishme, si:

1. Çështja e shkollave -Myslimanët e trevave verilindore, të kenë shkollat tyre, me të cilat do të udhëheqë Organizata Myslimane. Në këtë shkolla duhet të punohet sipas programeve të përgatitura nga organizata;

-Të kërkohet nga shteti kredia e nevojshme per mbajtjen e këtyre shkollavel;

-Gjuha amtare(shqipe, S.A) lirisht të mësohet në shkollat myslimane;

-Sipas mundësive të hapen, një ose dy shkolla, në të cilat do të përgatiten mësues dhe mësuese për shkollat e fillore myslimane;

-Të hapen universitete, nëse shfaqet nevoja per to;

-Në të gjitha shkollat myslimane do të mësohet në gjuhën shtetërore, sipas programit për të cilin leje do të japë Organizata Muslimane;

-Mësuesit dhe mësueset në shkollat myslimane të ndryshohen me propozim të Organizatës Myslimane,dhe t'i paguajë shteti;

-Menjëherë, në afat të shkurtë kohor, të hapen shkolla turke, nën mbikëqyrjen e Organizatës Myslimane, sepse tani nuk ekzistojnë;

-Të hapen shkolla turke ne qytete, e gjithashtu edhe në fshatra dhe shteti t'i mbajë ato;

-Të gjitha ndërtesat, të ndërtuara në kohën e Perandorisë Osmane për qëllime arsimore, t'i jepen në udhëheqje Organizatë Myslimane.

2.Çështjet fetare

-Të lirohen xhamitë, teqetë, medresetë dhe shkollat , të konfiskuara nga organet shtetërore;dhe

-Të kthehet prona e vakëfeve.