Jump to content

Albert Ajnshtajn dhe Teoria Speciale e Relativitetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Albert Ajnshtajn (Ulma, 14 mars 1879 - Princeton, 18 pril 1955) ka qene nje fizikant dhe filozof gjerman i nenshtetezuar zvicerian dhe amerikan. Pervecse ka qene nje nder fizkantet me te njohur te historise se shkences, qe ndryshoi ne menyre radikale paradigmen e interpretimit te botes fizike, ishte aktive ne fusha te ndyshme, nga filozofia te politika. Per dispoziten e tij ne kulturen e pergjithshme eshte konsideruar nje nder studjuesit dhe mendimtaret me te rendesishem te shekullit te XX. Në vitin 19 05 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar “Teoria e Relativitetit". Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin “Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, që përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës.

Jeta e Albert Ajnshtajn[1]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albert Ajnshtajn lindi në Ulmi te Gjermanisë në vitin 1879, në një familje hebrejesh. I ati ishte pronar i një fabrike që prodhonte pajisje elektrike, ndërsa e ëma pëlqente librat dhe muzikën. Vetë Ajnshtajni ishte fëmijë i heshtur e i urte, i cili filloi të fliste vonë dhe kishte vështirësi të mësonte për të lexuar.

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i krijoi djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë. Kur fliste per jeten e tij ne vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn tregonte se nuk e kishte me qejf shkollimin. Metoda e prerë mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndjehej si i burgosur.

Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për matematikë, gje qe nuk ndodhte me pare. Ai filloi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërkohë që moshatarët e tij ende mësonin aritmetikën e thjeshtë. Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zurich të Zvicrës, ku studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore.

Teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një njeriu ne raport me një objekt apo një ngjarje.

Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar “Teoria e Relativitetit”. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin “Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, që përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës.

Në vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe televizionit. Albert Ajnshtajn punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi. Megjithë famën e tij, Ajnshtajni ishte një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.

Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Ruzvelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajn vdiq në moshën 76 vjeçare më 18 prill 1955.

Relativiteti në përditshmëri - Dilemat[2]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më i madhi apo më i vogli!

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në momentet kur ne vëzhgojmë në natyrë, doemos që do të hasim objekte të ndryshme që tërheqin vëmendjen tonë. Gjatë vëzhgimit të atyre objekteve nuk ka rëndësi madhësia, por vetëm këndi në të cilin ne e vëzhgojmë atë. Si pasojë e këtij këndi, nëse jemi më afër objektit (d.m.th. këndi i vrojtimit është më i madh), ndodh që objekti para nesh edhe pse mund të jetë më i vogël se një objekt tjetër i largët, nga afërsia na krijohet përshtypja se duket më i madh.

Prandaj, nuk ka kurrfarë kuptimi të flitet për madhësinë këndore të objektit nëse nuk tregohet pika nga e cila kryhet ai vëzhgim. Si pasojë e kësaj dukurie kemi rastet kur: Shtëpia na duket më e lartë se minarja e xhamisë, një makinë luksoze apo kafshët shtëpiake na duken më të mëdha se shtëpitë, etj.

Konkludim:Madhësitë këndore me të cilat i vëzhgojmë objektet janë relative.

Vendi i njënjtë!

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpesh na ndodhë që të themi së dy ndodhi kanë ngjarë në të njënjtin vend dhe gjithmonë jemi të gatshëm t’i përshkruajmë në kuptimin absolut.

Konkludim: Ngjarjet të cilat ndodhin në të njënjtin vend, por në kohë të ndryshme në system i cili lëviz, trajtohen nga ana e vëzhguesit i cili pushon si ngjarje në vende të ndryshme, e nëse analizojmë, konkludojmë se “Hapësira është relative”.

Fillimi i TSR-së dhe receta e Ajnshtajnit[3]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kufizimi i teorisë së relativitetit vetëm në dukuritë mekanike nuk e kënaqte ambicien e gjeniut.Ai filloi të mendonte se karakteri relativ duhet zgjeruar edhe për fushat fizike,mirëpo përveç kësaj Ajnshtajni e dinte se drita nuk pranon të mblidhet me kurrëfarë shpejtësie tjetër për ta zmadhuar vlerën e vet e që paraqiste pikën e dobët të fizikantëve tjerë bashkëkohës.

Nisur nga kjo, pas shumë mendimeve ai arriti që të formulonte dy postulatet e tij e që janë:

  • Të gjitha ligjet e fizikës shprehen në të njënjtën mënyrë ndaj të gjitha sistemeve inerciale.
  • Shpejtësia e valëve elektromagnetike është madhësi absolute në boshllëk.

Fillimishtë dukej se këto dy parime binin në kundërshtim me njëri-tjetrin, me arsyen se nëse “c” është shpejtësia e dritës në tren lëvizës, atëherë si mund të jetë e njënjta edhe jashtë trenit? Mos duhet të jetë më e madhe në tren lëvizës në drejtim të tij?! Ajnshtajni morri në shqyrtim tri parime:

  1. Parimi i relativitetit në fizikë
  2. Vlera konstante e shpejtësisë së dritës (Shpjegimi i kuptimit relativ të masës)
  3. Parimi klasik i mbledhjes së shpejtësive

Ai tha:"Pranone parimin e parë dhe të dytin, ndërsa për të tretin nxirrni përfundime!" Kjo thënie nënkuptonte thirrjen a Ajnshtajnit për ndërtimin e një fizike të re,atë të fizikës relativiste,në pajtim me matje eksperimentale. Me këtë shumica e shkencëtarëve të kohës menduan se Ajnshtajni e hudhi poshtë fizikën e Njutonit... Por në fakt Ajnshtajni vetën sa i vendosi kufinjët e zbatimit të mekanikës së Njutonit.

Relativiteti i kohës [3]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në paraqitjen e Ajnshtajnit, koha mendohej si madhësi absolute, e cila në të gjitha sistemet inerciale rrjedh e njënjtë, pa marrë parasysh lëvizjen e tyre reciproke. Njëri prej problemeve themelore të Ajnshtajnit ishte mundësia e ndërrimit të kuptimit absolut të kohës, e që në fakt paraqet çelësin e TSR.

Vërtetim: Të mendojmë trenin Ajnshtajnian të gjatë 5400 000 km që lëviz me shpejtësi të njëtrajtshme drejtvizore 240 000 km/s. Në mes të trenit le të gjendet burimi i dritës, kurse në skajet e trenit le të gjenden dyert automatike të cilat hapen posa t’i ndriqojë drita. Duam të dime se çfarë shohin njerëzit të cilët gjenden pranë binarëve (jashtë trenit) dhe çfarë shohin njerëzit të cilët gjenden brenda në tren (udhëtarët)? majkelsoni ka vërtetuar se drita në tren përhapet me të njënjtën shpejtësi (300 000 km/s)si në dretjim të lëvizjes ashtu edhe në kah të kundërt.

Nga burimi e gjer në fund treni është i gjatë 5 400 000 : 240 000 = 2 700 000 km, sepse burimi qëndron në mes të tij. Për vëzhguesit në tren drita do të hapë dyert automatike në skaje, në të njënjtën kohë pas 2 700 000 : 300 000=9 s. Mirëpo, vëzhguesit të cilët gjenden jashtë trenit do të vërejnë diqka tjetër. Drita edhe për ta do të përhapet me të njënjtën shpejtësi, 300 000 km/s por pasi që vagoni lëviz në drejtim të burimit, dera e fundit e tij do të hapet pas 2 700 000 : (300 000 + 240 000) = 5 s, kurse dera e pare i duket se do të hapet pas 2 700 000 : (300 000 – 240 000) = 45 s. Vërtetë intriguese!

Pra shikuesve nga jashtë u duket se dyert nuk hapen në të njënjtën kohë,ndërsa udhëtarët brenda trenit kanë përshtypjen se hapen njëkohësisht. E njënjta gjë do të ndodhte nëse në tren do të ndiznin nga një cigare dy udhëtarë dhe për shërbyesin e sallës së trenit ata do të ndiznin cigaret në të njënjtën kohë ndërsa për vëzhguesit nga jashtë në kohë të ndryshme. Mirëpo, tërë këto efekte të relativitetit nuk mund të vërehen në jetën e përditshme dhe shpesh ndodh që ne të mos krijojmë një ide që përputhet me mendjen e shëndoshë apo logjikën tonë por që në fakt tërë këto që sapo thamë janë vërtetuar eksperimentalisht dhe rezultatet e mbështesin, pasi që eksperimentet zhvillohen në shpejtësi maramendëse, ndërsa në jetën e përditshme nuk mund ti vërejmë këto efekte pasi që kemi të bëjmë me lëvizje të vogla, andaj efektet relativiste paraqiten vetëm tek shpejtësitë e mëdha, të cilat mund të krahasohen me shpejtësinë e dritës, ndërsa koha në ato momente përjeton fatin e hapsirës, pra edhe koha është relative.

Kontraksioni (shkurtimi) i gjatësisë në kahun e lëvizjes[3]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajnshtajni mbante me vete gjatë ligjeratave thuajse gjithmonë një shkop,mesatarishtë të gjatë. Në njërën nda ditët e ligjeratave ai atë shkop do ta përdorte për një shpjeguar më mire karakterin relativ edhe të një madhësie tjetër e ajo ishte gjatësia. Sipas TSR, trupat të cilët janë në lëvizje shkurtohen në kahun e lëvizjes së vet.

Vërtetim: Supozojmë se njëri skaj i stacionit të trenit është i larguar nga skaji tjetër për 2 400 000 km (stacioni Ajnshtajnian). gjithashtu supozojmë se në të dy skajet e stacionit janë vendosur orët dhe treni Ajnshtajnian lëviz me shpejtësi 240 000 km/s. Treni, nga njëri skaj në tjetrin duhet të arrijë për kohën 2 400 000 km : 240 000 km/s = 10 s. Tani: Udhëtarët në tren i kanë orët e veta, dhe koha brenda në tren rrjedh më ngadalë siq kemi thënë më pare, ndërsa për shikuesin nga jashtë kjo zgjat 10 s, ndërsa për udhëtarin do të jetë sipas TSR vetëm 6 s. Udhëtarët në tren me të drejtë do të mendojnë se skajet e stacionit nuk janë në largësi 2 400 000 km por vetëm 240 000 * 6 = 1 440 000 km. Pra udhëtarët brenda trenit të lëvizshëm do të krijojnë përshtypjen e shkurtimit të gjatësisë së stacionit, ndërsa shikuesit pranë stacionit fitojnë përshtypjen e shkurtimit të trenit (në shembullin tonë 6:10). Tani, pasi që kuptuam se trupat në lëvizje shkurtohen,është e udhës,që të bëjmë edhe një korigjim në shembullin e trenit, dyert e të cilit happen automatikishtë *(Relativiteti i kohës). Gjatë njehsimit të kohës pas së cilës do të hapen dyert ne nuk e kemi marrë parasysh edhe faktin se edhe treni do të shkurtohet gjatë lëvizjes. Kur të marrim këtë në shqyrtim kuptojmë se dyert nuk do të hapen me ndryshim kohe 40 s,por për 0,6 * 40 = 24 s. Nisur nga shembulli paraprak me plot të drejtë mund të konkludojmë se: Përmasat e trupave janë relative.

Një ligj në vend të dy ligjeve[3]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fizikanët e shekullit të kaluar besoni në dy ligje:

  • Ligjin e ruajtjes së masës
  • Ligjin e ruajtjes së energjisë

Sipas përfundimeve të Ajnshtajnit, fizikanti relativist e di se energjia nuk është pa peshë, por ka masën e vet të caktuar. Nëse ndërron sasia e nxehtësisë, do të ndërrojë edhe masa,sepse energjia ka masë dhe masa ka energji. Andaj, si pasojë e kësaj, fizikanti relativist mendon se ekziston vetëm një ligj e ai është “ligji mbi ruajtjen e masë-energjisë”.

Vërtetim: Ky ligj është vërtetuar gjatë goditjeve të bërthamave atomike, kur nga bërthamat e para formohen të reja, ashtu që gjatë goditjeve të bërthamave të litiumit me ato të hidrogjenit meqë rast formohen dy bërthama të heliumit, masa ndërron për 1/400 e madhësisë së vet. Siq shihet në jetën e përditshme nuk ka mundur të hetohet ndërrimi i masës gjatë ndërrimit të energjisë, siq ndodh gjatë goditjeve atomike,me qka duhet arsyetuar qëndrimet e fizikantit relativist.

Sipas fizikës klasike trupi në lëvizje disponon me energji kinetike, që është rezultat i kësaj lëvizjeje. Kjo energji si dhe çdo energji tjetër mendohet se nuk ka masë. Kuptohet vetëvetiu se nuk mund të ketë masë përderisa themi se masa nuk ndërron.

Mirëpo, në TSR masa duhet të ndërrojë me shpejtësi, që me fjalë tjera d.m.th. se energjia kinetike duhet të ketë masë pa marrë parasysh se sa e vogël është.

Nga tërë kjo buron shprehja:
E=m∙c2

15 fakte jo me rendesi shkencore nga jeta e Albert Ajnshtajnit[1]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur nena e Albertit, Pauline, e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtremberuar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqe fundin e kokes e kishte shume te madhe, familja mendoi mos ishte monster. Megjithate, ndersa javet kalonin ata e kuptuan se ishte nje femije gati normal me te tjeret. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur është i shendoshe, është i shendoshe, kur e ka pritur te lindte. Ndryshe nga pershtypja e pare, Alberti u rrit normalisht, vetem se ishte pak i ngadalte.

  • Ajnshtajni kishte veshtiresi ne te folur

Kur ishte femije, Ajnshtajni fliste rralle. Kur e bente, fliste shume ngadale. E mendonte te gjithe fjaline ne koke dhe e peshperiste para se ta thoshte. Kete e beri rregullisht deri ne moshen 9-vjecare. Prinderit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht me vone doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit.

  • Kur Ajnshtajni foli per here te pare

Nje historian ka krijuar nje barsolete. Prinderit e tij ishin te shqetesuar se nuk fliste fare. Kur nje mbremje foli dhe tha Supa është e nxehte, prinderit e pyeten pse nuk kishte folur me pare. Ai i pergjigjet: Sepse gjithcka ishte ne rregull.

  • Ajnshtajni është frymezuar nga nje busull

Kur Ajnshtajni ishte pese vjec dhe i semure ne shtrat, babai i tregoi dicka qe i ndezi interesin ne shkence: Nje busull. Ndersa qendronte i shtire, babai i nxori nje busull te thjështë xhepi. Ajo qe i interesonte Ajnshtajnit te ri ishte se sa here qe kutia nderronte pozicion, gjilpera kthehej ne te njejtin drejtim. Ai mendoi se duhet te kishte ndonje force ne ate qe konsiderohej si hapesire boshe qe e bente gjilperen te levizte. Ky incident i zakonshem ne shume femijeria te famshme, është permendur shpesh ne shume rrefime te jetes se tij.

  • Ajnshtajni ngeli ne provimin e hyrjes per ne kolegj

Ne vitin 1895, ne moshen 17-vjecare, Albert Ajnshtajn aplikoi per te hyre ne Shkollen Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikes dhe te shkences tek provimi i hyrjes, por ngeli tek te tjerat. Nder lendet ku nuk shkonte mire ishte historia, gjuhet e huaja, gjeografia dhe te tjera. Ajnshtajni duhet te regjistrohej ne nje shkolle tregtare para se ta ribente provimin dhe me ne fund u pranua tek i njejti universitet nje vit me vone.

  • Ajnshtajni kishte nje femije te paligjshem

Ne vitin 1980, letrat private te Ajnshtajnit kane zbuluar dicka te re per gjeniun. Kishte nje vajze te paligjshme me ish-studenten Mileva Maric, te cilen me vone u martua. Ne vitin 1902, nje vit para marteses, Mileva lindi ne familjen e prinderve ne Berne, nje vajze me emrin Lieserl, te cilen Ajnshtajni kurre nuk e pa dhe per te cilen nuk dihet gje. Ajo është pagezuar dhe jetoi me familjen e Mileves. Me vone ajo thote se vdiq nga ethet ne shtator, 1903. Ne korrespondencen e ciftit shkruhet se është dhene per biresim pasi ka lindur. Ne letren e 19 shtatorit, 1903, Lieserl Einstein-Maric permendet per here te fundit.

  • Ajnshtajni propozon nje kontrate te cuditshme

Pasi ai dhe Mileva u martuan, paten dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhetimet neper bote kishin cmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe per disa kohe cifti u perpoq te merrej me problemet. Ajnshtajni propozoi nje kontrate te cuditshme per te jetuar me Mileven. Kushtet ishin qe rrobat te ishin te pastra dhe te hekurosura, qe t’i conte tre vakte te ngrohta ne dhome, qe dhoma dhe studioja te ishin te pastra, pervec tavolines se punes, qe ajo te pushonte se foluri kur ai t’ia kerkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte te huaj cdo grua tjeter. Pas divorcit, marredhenia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lekund. Hansi fajesonte te atin per ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi cmimin Nobel dhe parate. Ai i dha asaj vetem interesat dhe jo shumen e madhe te cmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundershtoi martesen e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte me e madhe dhe e shemtuar. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kerkoi djalit te mos benin femije, pasi kjo do ta bente divorcin edhe me te veshtire. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundershtuar martesen me Mileven. Kur i biri emigroi ne Amerike, ata mbeten te ndare.

  • Ajnshtajni, i preferuari i grave

Kur Ajnshtajni u divorcua me Mileven ne vitin 1919 (tradhtia cilesohet si nje nga shkaqet), ai u martua me kusheriren, Elsa Lowenthal. Ne te vertete ai donte te martohej edhe me vajzen e Elses nga nje martese e meparshme, Ilse, 18 vjet me e re se ai, por ajo e kundershtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetesimi kryesor i Elses ishte te kujdesej per burrin e saj te famshem. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtite dhe lidhjet dashurore te tij, te cilat zbulohen me vone tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashte gra, mes tyre dhe nje spiune ruse.

  • Pacifisti qe shpiku bomben atomike

Ne vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanise naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante nje leter presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmeronte se Gjermania naziste po ndertonte nje bombe atomike dhe i sugjeronte Shteteve te Bashkuara te zhvillonin bomben e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si nje nga arsyet qe Roosevelti filloi Projektin Manhattan per te zhvilluar bomben, edhe pse me vone u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor ne vitin 1941 e bindi me shume qeverine se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikant i shkelqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan ne projekt.

  • Ajnshtajni ne Shqipëri

E kush mund ta mendonte se fizikanti i madh ka shkelur token shqiptare? Dhe jo vetem kaq. Ai u pajis me pasaporte shqiptare nga mbreti Zog, si nje mbrojtje qe ai i dha hebreut me te famshem te shekullit te 20-te. Edhe pse per shume pak kohe, Ajshtajni ne vitin 1931 ka qendruar ne portin e Durresit, ne pritje te anijes.

  • Truri shetiti ne kavanoz per 43 vjet

Pas vdekjes ne vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey qe kreu autopsine. Ai e mori trurin ne shtepi dhe me vone u pushua nga puna per shkak se refuzoi ta dorezonte organin. Shume vite me vone, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dergoi copeza disa shkencetareve ne te gjithe boten. Njera prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte me shume qeliza ne ate pjese te trurit qe ishte pergjegjese per sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit te tij, qe ishte me i madh se normalja, komunikonin me mire me njeri-tjetrin, per shkak se mungonte nje rrudhe e quajtur prerja silviane. Studime te tjera sugjerojne se truri i Ajnshtajnit ishte i dendur dhe se lobi inferior, qe ka te beje me aftesite per matematike, ishte me i madh se truri normal.

  • Saga e trurit te Ajnshtajnit

Ne fillim te viteve 1990, shkrimtari Michael Paterniti udhetoi per ne Kaliforni bashke me doktorin Harvey per te takuar stermbesen e Ajnshtajnit. Ata udhetuan nga New Jersey me makine te madhe familjare, nderkohe qe truri i Ajnshtajnit tundej brenda nje kavanozi ne bagazh. Paterniti disa vite me vone shkroi per eksperiencen e tij ne librin Ne makine me zotin Albert: Nje udhetim neper Amerike me trurin e Ajnshtajnit. Ne vitin 1998, 85-vjecari Harvey ia dha trurin doktor Elliot Krauss, patologu i stafit ne universitetin Priceton, pozicioni qe Harvey kishte me pare. Ai thote: Pasi e ruajta trurin per dekada sikur te ishte nje relike e shenjte, dhe per shume ashtu ishte, e lashe me ne fund te lire. Ia dhashe departamentit te patologjise ne qendren mjekesore te Princeton, aty ku Ajnshtajni kaloi 2 dekadat e fundit. U lodha nga pergjegjesia qe kisha. Tani jam me i qete.

  • S’donte ta lodhte mendjen me shume nga sa nevojitej dhe pelqente te rrinte zbathur

Pervec sportit te preferuar, lundrimit (sporti qe kerkon me pak energji), Ajnshtajni i shmangej cdo aktiviteti clodhjeje qe kerkonte shkathtesi mendjeje. Sic tha ai per New York Times, Sapo perfundoj projektet qe kam ne dore, nuk dua te merrem me asgje tjeter qe kerkon pune mendjeje. Kur isha i ri, zbulova se gishti i madh i kembes gjithmone bente nje vrime ne corape, tha ai dikur. Prandaj nuk vesha me corape, vazhdon ai.

  • Nuk e ndiqte asnjehere moden dhe s’ka mesuar kurre te shkruaje anglisht

Ajnshtajni ishte nje kokeforte fanatik. Ai refuzoi te vishej ashtu sic e keshillonin, kushdo te ishte ai apo ajo. Njerezit ose e njihnin mire, ose nuk e njihnin fare, arsyetonte ai, keshtu qe nuk kishte rendesi ne e shihni me te njejtin kostum nje vit te tere. Edhe pse jetoi per shume vite ne Shtetet e Bashkuara dhe i fliste mire te dyja gjuhet, Ajnshtajni thote se kurre nuk ka mundur te shkruaje ne anglisht, per shkak te shqiptimit te pabese. Kurre nuk e humbi theksin dallues gjerman I vill a little t’ink (I will a little think)

  • Tymoste si oxhak

Nje anetar per jete i Klubit te duhanxhinjve me llulle, ne Montreale, Ajnshtajni citohet te kete thene: Duhani me llulle kontribuon ne gjykimin me te qete dhe objektiv te ceshtjeve njerezore. Nje here ra ne uje gjate nje ekspedite me barke, por arriti heroikisht te mos leshoje nga dora llullen e tij.Albert Ajnshtajni ka qene nje shkencetar shume i famshem. Dhe qe te gjithe e njohin shume mire. Albert Ajnshtajni ka vdekur me 23.8.1903

  1. ^ a b Rasim Bejtullahu TEORIA SPECIALE E RELATIVITETIT, Prishtinë 1986
  2. ^ Ekrem Hajredini, Autor
  3. ^ a b c d Rashit Maliqi, Skender Skenderi FIZIKA Prishtinë 2001