Albert Calmes
Albert Calmes, lindi më 26 shkurt 1881 në Paris dhe vdiq më 22 shtator 1967 në qytetin Luksemburg, ishte një ekonomist dhe historian nga luksemburgu. Ai ishte një nga njerëzit e parë që u kthye në Luksemburg me një doktoratë në ekonomi. Më parë ai kishte dhënë mësim në universitete në Gjermani dhe Zvicër. Ai u bë drejtor i ARBED dhe mori titullin Ministër Nderi Fuqiplotë. Ndërsa jepte mësim në Universitetin e Frankfurtit ai ishte i ngarkuar nga Lidhja e Kombeve për të hetuar situatën financiare në Principatën e themeluar së fundmi në Shqipëri. Raporti i tij u botua në 1922. [1] Si historian, ai merrej kryesisht me historinë e Luksemburgut në shekullin XIX. Ai ishte babai i Christian Calmes.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]La Situation économique et financière de l'Albanie... rapport présenté par le Professeur Albert Calmès... à la suite de sa mission d'études en Albanie (juillet 1922)