Albri Brahusha
Albri Brahusha ka qenë shkrimtar, dramaturg dhe publicist shqiptar. Lindi në Shkodër në 29 shtator 1973. Ka studiuar drejtësi, por i është kushtuar gazetarisë dhe letërsisë. Ka shkruar dramat "Përrallat gënjejnë", "Vizita e fundit" dhe "Ishulli i Shitenit", të trija të vëna në skenë në Teatri Migjeni. Në vitin 2002 "Vizita e Fundit" u vu në skenë në italisht, në Trento, Itali, nga "Compagnia dell Attimo", me regji të Hervin Çulit. Në vitin 2006 vihet në skenën e Teatri Kombëtar drama "Drejt Perëndimit" me regji të Spiro Dunit.
Ka shkruar edhe pjesët "Eldorado", "Në vagonin e klasit të fundit" dhe "I harruar nën armë", botuar në revistën ORANA. Gjithashtu ka botuar vëllimin me tregime "Ignorantia" dhe romanet "Qyteti i Shiut" dhe "Tetë e gjysmë" dhe "Aj rum cici rum".
Kontributi i tij i fundit për letërsinë shqipe ishte revista letrare "G&G", e përtremuajshme që përfshinte prozë,poezi dhe ese.
U nda nga jeta më 6 shkurt 2024 pas një sëmundjeje të rëndë.