Aldrin Dalipi
Appearance
Aldrin Dalipi(3 tetor 1970[1]) është aktualisht kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshillit të Qarkut Tiranë.
Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve dhe më pas përfundoi studimet edhe në Fakultetin e Drejtësisë..[1]
Biografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- E nisi karrierën e tij në fushën e mësimdhënies për artet në nivelin e shkollës së mesme dhe më pas iu përkushtua fushës së gazetarisë dhe komunikimit publik.
- Në vitin 1999 Dalipi ishte gazetar i çështjeve politike dhe sociale në Radio Tirana.
- Në vitin 2000-2002 u emërua dhe punoi si Drejtor i Komunikimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan zgjedhjet vendore të vitit 2000 dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, ku fusha e komunikimit publik dhe transparenca me mediat u vlerësuan posaçërisht në raportet ndërkombëtare të asaj periudhe.
- Në gusht të viti 2002, ai u angazhua si Zëdhënës i Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit, detyrë të cilën e ushtroi deri në shtator të vitit 2005 dhe gjatë të cilës bëri përpjekje të forta për transparencë publike dhe komunikim të drejtë me mediat.
- Më pas, për vite me radhë, deri në vitin 2011, z. Dalipi drejtoi media televizive dhe agjenci lajmesh, si dhe kontribuoi në fushën e marrëdhënieve publike. Në zgjedhjet vendore të vitit 2011, Dalipi u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit të vendit Tiranës, ku kryesoi grupin e këshilltarëve të PS-së në këtë këshill.
- Në vitin 2013, ai u zgjodh Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, me votat e shumicës së këtij Këshilli, deri në përfundim të mandatit në vitin 2015, periudhë gjatë të cilës krijoi bashkë me këshilltarë të tjerë Shoqatën e Këshilltarëve Bashkiakë të Shqipërisë, të cilën e drejton ende.
- Gjatë kësaj periudhe, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendime të rëndësishme konsensuale përmes dialogut politik të qëndrueshëm mes grupeve politike në këshill dhe komunikimit në interes të qytetarëve.
- Në mesin e vitit 2015 me zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, Z. Dalipi rizgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në krye të këtij Këshilli, ndërsa në tetor 2015 votohet unanimisht nga këshilltarët e zgjedhur në Këshillin e Qarkut Tiranë dhe zgjidhet Kryetar i Qarkut të Tiranës.
- Përgjatë karrierës së vet, Z. Aldrin Dalipi ka marrë pjesë në një sërë kursesh, seminaresh dhe aktivitetesh në vende të ndryshme të Europës dhe në SHBA, në të cilat është specializuar në fushën e komunikimit publik dhe administrimit të zgjedhjeve.
- Aldrin Dalipi ka qenë gjithashtu pjesëmarrës i delegacioneve të nivelit të lartë në takime ndërkombëtare gjatë punës në Këshillin e Ministrave dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, si dhe ka referuar në takime dhe aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Kontakto në [[1]]