Alfabeti i tranzicionit 1990 – 2016

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Alfabeti i tranzicionit 1990 – 2016 libër me autor Gilman Bakalli. Shtëpia botuese "UET Press", viti i botimit 2017. Faqet e librit 212. ISBN 978-9928-236-13-5

Mbi librin:

"... vlera e intelektualit matet me aftësinë e tij për reflektim kritik, matet me distancën e tij relative ndaj sferës së politikës dhe ekonomisë. Autonomia e intelektualit ndaj politikës përbën kushtin themelor për krijimin e një dijeje të pakorruptuar."

Tranzicion: kjo fjalë – çelës përmbledh kuptimin aktual dhe entuziasmues, të vështirë dhe me përgjegjësi, të propozuar me anën e 36 temave të trajtuara në mënyrë efikase e me shpirt kritik ku, në saj të energjisë pozitive e të teknikës narrative të autorit, leximi bëhet interesant e i këndshëm.

Karaktaristika themelore e koncepteve të zhvilluara është paraqitja etike, filozofike, politike por edhe antropologjike e një shoqërie në tranzicion. Udhëtimi përmes 36 germave të Alfabetit të tranzicionit është i pajisur me propozime për të ndërtuar një botë më të mirë nga ajo aktualja. Problemet e shoqërisë shqiptare janë të shumtë: Alfabeti i tranzicionit është një nga instrumentet për t'i përballuar ata.