Ali Pashë Tepelena (Shoqatë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shoqata Atdhetare-Kulturore-Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena" , shoqatë shqiptare që funksionon ne Shqipëri

Qëllimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

qëllimi dhe objektivi kryesor i te clës është, që të mbledhë, të njohë, të studiojë, të mbajë gjallë dhe të propagandojë traditat atdhetare e kulturore të trevës së Tepelenës ; Kulturën, Folklorin, zakonet e doket, luftën për dije, kulturë e arsim dhe luftën për t'i vënë ato në shërbim të çështjes së shenjtë të Atdheut.

Ajo në bashkëpunim me shoqata të tjera të rrethit dhe me organizmat shtetërore dhe jo qeveritare, por mbi të gjitha, me bashkëqytetarë tepelenas, kudo që ndodhen me familjet e tyre, brenda dhe jashtë vendit, ndërmerr studime e hulumtime për t'i bërë, më të njohura dhe për t'i propaganduar, përmes të gjitha mjeteve të masmedias, figurat atdhetare, të njohura e të pa njohura; ajo e ka një ndër pikësynimet e veta luftën për të pasuruar më tej fondet tona muzeale e arkivin, me dokumenta e objekte, që i japin jetë historisë së kaluarës dhe asaj të ditëve të sotme.

Kryetar i shoqatës është zgjedhur Dr. Zihni Haskaj. Shoqata Atdhetare-Kulturore-Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena" nxjerr edhe gazetën e saj me titull Tepelena jonë, botim periodik i shoqatës.