Jump to content

Alpinizmi në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në Shqipëri që nga vitet 20 të shek.XX grupe të vogla të rinjsh bënë ngjitje të thjeshta në male.

Pas 1944-s alpinizmi u vlerësua si sport, si mjet edukimi dhe për njohjen e vendit. Deri në vitet 50-60 u kryen mjaft ngjitje malore, më e rëndësishmja në majën më të lartë të Korabit në shkurt 1956. Që nga ky vit filloi edhe stërvitja e organizuar sipas kërkesave teknike sportive. Alpinistët shqiptarë janë ngjitur në të gjitha majat mbi 1800 të Shqipërisë gjatë verës e dimrit dhe kanë kryer ngjitje në vende të tjera. Para 90-s vepronin 22 ekipe të alpinizmit dhe shumë ekipe me të rinj e pionerë dhe klasa sportive në shkolla 8-vjeçare.