Altin Përgjergji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Altin Përgjergji është trajner i ekipit kombëtar të judo's në Tirane.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur me 04-12-1983 në Mirditë dhe jeton në qytetin e Lezhës prej vitit 1991. U shkollua ne Lezhë deri në përfundimin e shkollës së mesme të përgjithshme pastaj studimet e larta i kreu në Tiranë pranë Universitetit të Sporteve (UST) po këtu mbaroj dhe masterin profesional për Shkencat e Levizjes... Sportin e Judo's e filloj që prej vitit 1998 me trajnerin e tij të parë z-Paulin Cera, pastaj me pasionin dhe dëshirën e madhe për këtë sport ai vazhdoj trajnime të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit.

Karriera si trajner[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krijoj binjakëzime me ekipe te ndryshme nga vendet fqinje si Itali, Kosove, Maqedoni etj...

Mori pjesë për herë të parë në kampionat kombëtar në vitin 2001 dhe u shpall kampion kombëtar dhe që prej atij viti pati një sukses pasi deri në vitin 2010 ai e ruajti titullin e kampionit në kategorine 60 kg. Mori pjesë në disa aktivitete ndërkombëtare si përfaqesues i Kombetares Shqipëtare dhe megjithëse nuk arriti një medalje ndërkombëtare pasi dhe kushtet,mundësitë për te marrë eksperiencë në ato vite ishte e vogël,përsëri mbetet sportist me nivel te larte teknik pasi ka fituar disa ndeshje dhe në arenat ndërkombëtare. Ndërkohë që ishte sportist kampion i Klubit Beslidhja, njëkohësisht ai punoj dhe me brezat e rinj si trajner në një moshë të re dhe pati sukses pasi ekipi Beslidhja u shpall disa herë kampion për grupmoshat deri te ekipi i të rinjëve. Pas nje karriere sportive si sportist dhe trajner i klubit Beslidhja ne vitin 2012 u zgjodh Trajner i parë për drejtimin e ekipit Kombëtar të Judo's në Tirane, ku vazhdon te jetë Trajner i ekipit Kombëtar.

Karriera sportive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Altin Përgjergji ka një karrierë sportive te pasur, që vazhdon akoma ku më pikantet janë: Trajner i ekipit Kombëtar në Festivalin Olimpik Europian dhe Lojrat Mesdhetare 2009 ne Itali, 2013 ne Hollandë, 2017 ne Hungari, 2019 ne Azerbagian, Trajner i ekipit kombëtar në kampionate Botërore në Kazakistan 2015, Kroaci ne 2017, Kampionat Europiane në 2009 në Serbi, 2018 në Bosnjë-Hercegovinë. Më shumë se 12 vjet në kampionate Ballkanike 2010-2022. Në disa trajnime në nivele Boterore si në Itali në 207-2009, Zvicer në 2015, Estoni në 2016 etj. I licensuar nga Federata Shqiptare e Judos si trajner Kombëtar. Nga Federata Boterore e Judos si trajner Ndërkombëtar.