Amëza informatike
Amëza informatike është amëzë abstrakte, vegël informatike dhe si e till për përdoruesin paraqitet grafikisht si mbajtëse e fletave dhe regjistrave informatikë dhe në të njëjten kohë për sistemin operues e gjuhën programuese të makinës është një adresë bazë e regjistritruar për disa regjistra tjerë.
Amëzat e tilla përdoren për qëllime teknike dhe optike. Futja apo nga aspekti teknik regjistrimi i fletave në një amëzë bëhet me ndihmën e veglave grafike apo duke regjistruar me vegla tjera. Kjo i mundëson zhvilluesit pamje më të qartë dhe çasje më të organizuar në fleta.
Amëzat në internet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me qëllim të paraqitjeve të punimeve të ndryshme në rrejtin e gjërë (internet), këto punime pregatiten në fleta dhe futen në një amëz e cila bartet në një shërbyes elektronik në rrjetë ku regjistrohet në një adres (domen). Fleta e parë e kësaj adrese zakonisht paraqitet grafikisht para lexuesin dhe i shërben për orientim gjatë shfletimit të amëzës. Kjo fletë nga përdoruesit e internetit thirret me emra të ndryshem sa që ngatërrohet edhe me tërë amëzën. Emërtime më të njohura gjatë bisedave të lira janë Faqja (e internetit), Fleta e internetit, Webpage, Homepage (paraqitje personale) etj.