Amianti / azbesti: materjal kancerogjen
Amianti është një nga elementët simbol të rrezikshmërisë në mjedis për shëndetin publik. Eshte cilesuar si “katastrofa me e madhe mjedisore e shendetit publik per kete kaperxyell shekujsh”. Ai është përdorur gjerësisht që prej fillimit të shek XX, për shkak të vetive të shkëlqyera fizike, si termoizolimi, izolimi i zhurmave, aftësia për t’u punuar dhe tjerrur, aftësia për t’u bashkuar mirë me materjale të tjera ndërtimi dhe tekstilimi. Fushat ku është përdorur ka qenë ndërtimi (material termoizolues, eterniti, etj.), ndërtimi i makinave, tekstili, transporti (janë në përbërje të ferrotave dhe të freksioneve, etj), si edhe në elektroshtëpiakët në përbërje të materajalit termoizolues. Amianti ka aftësinë të transportohet lehtësisht dhe të mbetet në përberje të indeve të brendshme të njeriut. Është një rrezik i përhershëm mjedisor për shendetin publik. Amianti ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte abroguar qe ne fillim te viteve ’70. Ndersa ne vendet europiane amianti ka filluar te ndalohet te perdoret qe prej vitit 1992. Ndersa qe prej 1 Janar 2005 eshte abroguar plotesisht. Gjate kesaj kohe eshte krijuar ne keto vende nje eksperience e rendesishme ne rolin e autoriteteve lokale te mjedisit ne menaxhimin e rrezikut dhe ne shmangien e ekspozimit te metejshem te popullates ndaj amiantit.
Ne Shqiperi Amianti është përdorur shumë dhe në të gjitha format e tij, dhe në përberje të shumë produkteve. Mjafton te kujtojme se eterniti, ose çimento-amianti (me 15-30% permbajtje amiant), eshte materiali me I perdorshem ne çdo fushe, qe nga mbulesat e çative, tek tubat e shkarkimit te ujrave te shiut nga tarracat e pallateve te ashtuquajtura te vjetra, ne mjedise publike si shkolla, konvikte, kopshte etj, tek elektroshtepiaket e vjetra ose ato te prodhuara ne vendet e Lindjes perfshi edhe Kinen e Turqine, etj. Ndersa nje pjese me e vogel e popullates, pergjithesisht punonjes te sektorit te te gjitha industrive kane qene ose jane ne kontakt me amiantin ne gjendje te shkrifetueshme, qe eshte edhe ai me i rrezikshmi. Situata “amiant” në Shqipëri është studiuar nga shoqata “ANEP”, e cila ka ndërmarrë studime për këtë tematikë në vitet 2005-2013. Shoqata ANEP mes të tjerash ka ndërmarrë një vlerësim të pranisë së tij gjatë gjithë periudhave, të përhapjes gjeografikë, si edhe një analizë të riskut në Shqipëri, dhe në vitin 2012 botoi të parin dhe të vetmin studim monografik për amiantin, me autor kryesor Prof. Dr. Romeo Hanxhari. Botimi u mbështet nga OBSH.
Vlerësohet se ende nuk ka një monitorim të rreptë për mundësinë e futjes së tij në Shqipëri në përbërje të produkteve të ndryshme nga vendet jo të rrepta në këtë drejtim. Studime të herëpashershme të kësaj shoqate tregojnë se amianti vazhdon te futet ne Shqiperi ne perberje te mallrave industriale me prejardhje nga vendet jo-BE. Kemi nevojë për të ndërtuar një politikë të drejtë të ndërhyrjeve edukuese dhe rikuperuese të shtetit. Mënyra më e parë e parandalimit të përhapjes në mjedis dhe e parandalimit të pasojave në shëndet është informimi i publikut nëpërmjet një fushate të kujdesshme që eviton panikun dhe shton vëmendjen. Te demtuarit nga ky perdorim trajtohen njesoj si per çdo lloj semundje tjeter “profesionale” nderkohe qe behet fjale per rrezik vdekshmerie qe shtohet sa me teper qe ky material eshte ne perdorim. Mungesa e njohjes se rrezikshmerise ekstreme eshte ne baze te kesaj situate. Natyrisht qe kuadri ligjor mungon absolutisht. Angazhimi I komunitetit te demtuar apo ne rrezik demtimi, duke njohur problemin dhe pa shkaktuar panik, eshte kusht per parandalimin e dëmeve në shëndetin publik.
Domethënia dhe origjina e termave “amiant” dhe “azbest”
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gjuhën Shqipe përdoren të dy termat, “amiant” dhe “azbest”, për të përcaktuar të njëjtin materjal. Termi “amiant” është huazuar prej gjuhëve neolatine, si italishtja dhe frëngjishtja, ndërsa termi “azbest” është huazuar nga gjuhët anglo-saksone, si anglishtja dhe gjermanishtja. Të dy termat kanë zënë rrënjë njëkohësisht në terminologjinë teknike në gjuhën Shqipe, për dy arsye: së pari sepse materjali amiant/azbest është importuar në Shqipëri nga vende të ndryshme që përdorin terma të ndryshme, dhe së dyti sepse literatura teknike që është përdorur nga teknicienët shqiptarë mund të ketë qenë në gjuhë të ndryshme që përdorin terma të ndryshme. Sidoqoftë, të dy termat, kanë origjinë nga Greqishtja e lashtë, dhe janë sinonime. Domethënia në Greqisht dëshmon karakteristikat fizike që e bëjnë këtë mineral të veçantë.
1. “Azbest” vjen nga ”azvistos”: “që s’shuhet kurrë, i përjetshëm”.
2. “Amiant” vjen nga ”amiantos”: “që s’ndryshon kurrë, i pashkatërrueshëm”
Amiant/azbest është emri që përdoret për të përcaktuar një grup prej 6 minerale të ndryshme fibroze me strukturë kristaline. Amianti i përket klasës kimike të silikateve dhe serisë mineralogjike të serpentinës dhe të anfiboliteve. Gjendet në trajtë natyrore në shumë vende të planetit (edhe në Shqipëri), dhe nxirret lehtësisht nga shkëmbinjtë mëmë pas procesit të bluarjes dhe pasurimit, në përgjithësi në miniera në qiell të hapur. Llojet më të përhapur të tij janë Krocidolitet (amianti blu), Amoziti (amianti i errët), dhe Krisotili (amianti i bardhë).
Fibrat e Amiantit janë shumë të dendura dhe mjaft të holla. Ai klasifikohet në “fijegjatë”, që është edhe më i kërkuari dhe më i përdorshmi, dhe “fijeshkurtër”. Struktura fibroze i jep Amiantit mjaft tipare të favorshme për përdorimin e gjerë në industri, ndërtim, transport, shtëpiak, etj.
Karakteristikat që e kanë bërë Amiantin të shumëpërdorur nga njeriu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karakteristikat që e bëjnë Amiantin të shumëpërdorur nga njeriu janë të jashtëzakonshme:
- pengon transmetimin e nxehtësisë dhe të zhurmave,
- reziston mjaft mirë ndaj temperaturave të larta dhe mbron nga zjarri,
- reziston ndaj veprimit të agjentëve kimikë dhe biologjikë, dhe ndaj acideve.
- reziston ndaj agjentëve fizikë, si ndaj abrazionit dhe amortizimit
- ka rezistencë të shkëlqyer mekanike, dhe është fleksibël
- është material shumë i shkrifëtueshëm
- mund të punohet dhe të thuret lehtë në tekstil
- është i lehtë në peshë, dhe i përshtatshëm pra edhe për veshje
- ka aftësi të lidhet mirë me materjale ndërtimi (çimento, allçi, gëlqere)
- ka kosto të ulët në nxjerrje dhe gjendet gjerësisht
- është praktikisht i pashkatërrueshëm
Produktet ku përdoret Amianti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karakteristikat e veçanta të materjalit dhe kostoja e ulët ekonomike kanë favorizuar përdorimin e gjerë që prej lashtësisë, dhe sidomos përdorimin industrial që prej fillimit të shek. XX. Është përdorur në mjaft fusha, për shkak të aftësive teknologjike dhe efikasitetit ekonomik. Amianti eshte perpunuar ne me se 3000 produkte te klasifikuar botërisht përafërsisht kështu: 69 % si çimento-amiant (Eternit), 10% si materiale per izolim dhe riveshje, 7% leter dhe karton, 3% frena dhe freksiona, 2% produkte tekstile dhe nje fraksion shume te vogel te plastikave forcuese dhe te rrëshirave.
Fushat më të rëndësishme ku përdoret ai i përmendëm më lart, por le të përmendim disa produkte për çdo fushë.
Përdorimi industrial:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nga tekstilimi prodhohen nastro dhe guarnicione për tubacione apo kabllo elektrike, litarë, tekstile amianti për tutat anti-zjarr për zjarrfikësa apo punëtorët e metalurgjisë, batanije amianti për shuarjen e zjarreve në indstrinë e naftës, etj.
- Nga presimi i Amiantit prodhohen letër, karton që përdoren si barriera anti-zjarr, për kasafortat, për dyert e sigurisë, etj. Panelet apo shtresat e Amiantit janë përdorur për mbështjelljen e tubave që transportonin avull (temperaturë e lartë).
- Filtrat, të ndërtuar me letër amianti apo thjesht me pluhur amianti të presuar, janë përdorur gjerësisht në industrinë ushqimore dhe kimike. Me to janë filtruar për një kohë të gjatë uji dhe verërat. Rrjedhimisht, në pijet e trajtuara kështu mund të gjendej një numër i madh fibrash amianti.
- Lëndë e parë për prodhimin e objekteve dhe elementëve fonoabsorbues.
Përzierja me materjale të tjera:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Amianti me spruco. Ky lloj materjali është përdorur si izolant termik në ciklet industriale me temperatura të larta, si centrale termike dhe termoelektrike, industri kimike, e xhamit, ushqimore, distileri, etj. Është përdorur si izolant termik edhe në ciklet industriale me temperatura të ulëta, si impiante frigoriferike, impiante kondicionimi, etj. Është përdorur edhe në sektorin e transportit për mbështjelljen e brendshme dhe termoizolimin e vagonëve, të anijeve, të autobuzëve, etj.
- Material me atrit. Nga amianti i përzier me rrëshira sintetike prodhoheshin ferrotat e frenave dhe freksioneve të automjeteve. Gjatë frnimit dhe gjatë ndërrimit të marsheve, ferrotat dhe freksionet konsumohen duke u kthyer në grimca që shpërndahen në ajër. Konsumi i ferrotave dhe freksioneve janë një nga arsyet më të rëndësishme të ndotjes me amiant të atmosferës.
- Çimento-amianti. Është një përzierje mjaft efikase ndërmjet amiantit dhe çimentos, që përdoret në sektorin e ndërtimit. Në Shqipëri njihet me termin “eternit” për shkakun se lastrat e parë që janë importuar në Shqipëri në vitet 1920 kanë patur të stampuar logon “Eternit’ të kompanisë zvicerane që prodhonte cimento-amiant në Itali.
- Vinil-amianti. Përzierje e amiantit me rezinat sintetike, e përdorur për konfeksionimin e pllakave për shtrim të dyshemeve. Nuk paraqesin ndonjë rrezik të veçantë gjatë punës apo gjatë përdorimit normal.
Përdorimi në ndërtim. Amianti është përdorur gjerësisht në ndërtim. Përdorimin më të gjerë e ka patur përzierja e amiantit me çimenton, që krijonte materjalin e njohur si Eternit (sipas emrit të firmës zvicerane të viteve ’20 që e hodhi së pari në treg). Me Eternit prodhoheshin mjaft elemente.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lastrat e valëzuara përdoreshin për mbulimin e ndërtesave industriale apo të banimit. Lastrat e sheshta përdoreshin si parete ndarëse për banesa.
- Tubat e eternitit prodhoheshin me të njëjtën përzierje, por shpesh me përmbajtje mëtë lartë eterniti Krocidolit. Këto tuba ishin resistente ndaj presionit dhe korrozionit të agjentëve kimikë. Janë përdorur për tubacione ujësjellësash, ujitjeje, ujra të zeza, dhe ujra shiu në banesa.
- Serbatorët prej eterniti për mbajtjen e ujit dhe lëngjeve të tjerë, janë përdorur për arsye të peshë së lehtë, papaërshkueshmërisë, dhe kohëzgjatjes në kohë.
- Si material stukimi apo sprucimi, amianti i përzier me ngjitës dhe lidhës të veçantë është përdorur për të rritur rezistencën ndaj zjarrit. Struktura metalike të ndërtesave janë veshur me këtë lloj materjali me qëllim që këto struktura të ruanin konsistencën e tyre dhe të mos shkrinin në rast zjarri.
Përdorimi shtëpiak. Amianti është përdorur për prodhimin e mjaft artikujve shtëpiakë. Edhe sot është e mundur të gjejmë nëpër shtëpitë tona amiant në përbërje të artikujve të tillë sidomos te atyre te prodhuar ne vendet e Lindjes dhe Kine, si p.sh.:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në disa elektroshtëpiakë, në brendësi të sobave, të furrave, të frigoriferëve të vjetër, të tharëseve të flokëve, të hekurave të hekurosjes, etj.
- Në disa objekte kuzhine, në disa lloje dorezash, etj. Deri edhe plastika e disa lodrave është forcuar me amiant.
- Me kalimin e kohës, këto objekte që mund të jenë ende të pranishme nëpër shtëpitë tona, amortizohen dhe mund të lëshojnë fibra amianti në mjedis.
Transport.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në frena, në freksione, në ekrane antizjarr, në guarnicione, në termoizolimin e trenate, aurobuzëve, etj.
Burimi:
HANXHARI R., VASILI P., SINOIMERI A., LUZATI A., DRACI B., AMIANTI/AZBESTI, vrasësi i fshehtë kancerogjen Emergjenca “AMIANT” në Shqipëri (STUDIM MONOGRAFIK), Tiranë 2012, Infografika, ISBN 978-9928-4110-7-5