Amorasit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Një popull kananas[1] shpeshherë i shënuar ndërmjet hititëve dhe perizasve, në kundërshtim me izraelitët.[2] Amorasit ishin të shpërndarë nëpër malësinë në të dy anët e Jordanit. Abrahami kishte lidhur besëlidhje me amorasit e Hebronit, dhe me ndihmën e tyre, shpartalloi katër mbretërit që kishin sulmuar qytetet e rrafshinës së Detit të vdekur, duke përfshirë edhe qytetin amoras Hazazon-Tamar.[3] Emri amoras përdorej gjithashtu si term i përgjithshëm për banorët e Kenaanit.[4] Profeti Ezekiel përshkruan mire këtë popullsi të përzier të Kanaanit kur thotë se Jerusalemi është pasardhës i amorasit dhe hitasit.[5]

Gjatë gjysmës së dytë të mijëvjeçarit të tretë mbishkrimet sumeriane dhe akadiane aludojnë për amorasit (sumerisht mar-u kurse akadisht amurru) si popull i shkretëtirës ata nuk enjihnin jetën qytetare si p.sh, drithë, shtëpi, qytete, dhe qeveri. Qendra e tyre ishte Pasari Jebel Bishri në veri të Palmyrës në Siri. Rreth vitit 2000 ky popull, i cili ishte infiltruar gjatë shekujve, depërtoi me forcë në Babiloni. Ata përgjigjeshin pjesërisht për shembjen e dinastisë së tretë të fuqishme të Urit dhe morën sundimin mbi disa qytete (p.sh. Larsa) Atëherë një dinasti amorase u themelua në Babiloni, dhe mbreti i saj më i fuqishëm, Hamurabi, pushtoi dy shtetet amorase të Ashurit dhe Marit në 1750.

Pushtimet e popujve të tjerë si kasitët, hurianët në Mesopotami, kurse izraelitët në Palestinë dhe aramasit në Siri, i dobësuan amorasit si fuqi nga viti 1000. Emri i tyre mbijetoi si shënim për Siri-Palestinë gjersa i pasuan hatti, dhe ishte gjithashtu shënim për "perëndim”.

Në kohën e pushtimit izraelit të Palestinës, mbretërit amoras (Sihoni nga Heshboni dhe Ogu nga Bashani) sunduan mbi shumicën e Transjordanit.[6] Fitorja mbi këta të dy mbretër ishte hapi i parë i pushtimit të tokës së premtuar. dhe quhej ngjarja më e rëndësishme në historinë e Izraelit[7] Fiset Gad, Ruven dhe gjysma e Manasheut e pushtuan këtë territor,[8] i cili më vonë formoi një nga 12 krahinat që përkrahnin oborrin e Solomonit.[9] Burrat e Ait quhen amorasit[10] dhe Jerusalemi, Hebroni, Jarmuti, Lakishi dhe Egloni ishin principata amorase, të cilat i pushtoi Joshua.[11] Amorasit veriorë ndihmuan mbretin e Hacorit.[12] Nami i tyre i keq mbeti, dhe furnizoi një krahasim me idhujtarinë e Ahavit dhe Manasheut.[13]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Bibla, Zanafilla 10,16
  2. ^ Bibla, Dalja 33,2
  3. ^ Bibla, Zanafilla 14,5-7
  4. ^ Bibla, Zanafilla 48,22; Joshua 24,15
  5. ^ Bibla, Ezekieli 16,3.45
  6. ^ Bibla, Joshua 12,1-6)
  7. ^ Bibla, Am 2,9; Ps 135,11 i 136,19)
  8. ^ Bibla, Numrat 32,33)
  9. ^ Bibla, 1 Mbretërit 4,19)
  10. ^ Bibla, Joshua 7,7
  11. ^ Bibla, Joshua 10,1-27
  12. ^ Bibla, Joshua 11,1-14
  13. ^ Bibla, 1 Mbretërit 21,26; 2 Mbretërit 21,11, khs Zanafilla 15,16)