Ana Aslan
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ana Aslan (Shqiptimi rumun: [ˈana asˈlan]; 1 janar 1897-20 maj 1988) ishte njё biologe dhe mjeke rumune e cila ka zbuluar efektet e anti-plakjes tё prokainёs, bazuar nё tё cilen ajo ka krijur ilaҫet si Gerovital H3 dhe Aslavital. Ajo konsiderohet si pioniere e gjerontologjisё dhe gjeriatrisё nё Rumani. Nё vitin 1952, ajo themeloi Institutin e Gjeriatrisё tё Bukureshtit. Ky lloj institut ishte i pari I kёtij lloji nё botё [1] dhe u njoh nga Organizata Botёrore e Shёndetёsisё Ёorld Health Organization.
Gerovital
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke i ndjekur efektet si dhimbja-lehtёsimi i prokainёs nё pacientё me artrit, Ana Aslan zbuloi se ky ilaҫ ka edhe efekte tё tjera tё dobishme, si pёrmirёsimin e lёkures dhe flokёve, memorie mё tё mirё, dhe njё ndjenjё tё pёrgjithshme tё mirёqenies.[2][3] Bazuar nё kёtё zbulim, ajo krijoi ilaҫin anti-plakёs Gerovital H3 (1952). Mё vonё, sё bashku me Elena Polovrăgeanu, ajo krijoi njё formulё tё pёrmirsuar tё quajtur Aslavital (1961).
Efektet e dobishme tё Gerovital-it kanё qenё tё njohura shkencёrisht.[4] Megjithatё, disa studime kanё dёshtuar nё pёrsёritjen e efekteve tё anti-plakjes. Gerovital ёshtё I ndaluar nё SHBA nga FDA si njё ‘’ilaҫ i ri i pamiratuar’’.
Ҫmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ana Aslan ka marrё shumё ҫmime ndёrkombёtare pёr aktivitetin e saj kёrkues, si pёr shembull:
• “Cross of Merit” – Klasa e parё e Order of Merit, Gjermani, 1971
• “Cavalier de la Nouvelle Europe” Ҫmimi Oskar, Itali, 1973
• “Les Palmes Academiques”, Francё, 1974
• “Honorary Foreign Citizen and Honorary Professor of Sciences”, Filipine, 1978
• “Member Honoris Causa” Diploma e Shoqёrisё Boheme-Sllovake tё Gjerontologjisё, 1981
• Ҫmimi “Leon Bernard”, ҫmim I rёndёsishёm i dhёnё nga Organizata Botёrore e Shёndetёsisё pas propozimit dhe miratimit nga zyrtarёt e njё shteti anёtar (nё kёtё rast nga ana e rumunit Nicolae Ceauşescu) ҫmim tё cilёn e ka marrё pёr kontributin e dhёnё nё zhvillimin e Gjerontologjisё dhe Gjeriatrisё, 1982
Linjat kozmetike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ana Aslan ka shpik dy produkte tё kozmetikёs (locion tё flokёve dhe krem Gerovital H3), ku kёto produket janё prodhuar nga kompanitё Farmec dhe Miraj.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dumitrascu, D. L.; Shampo, M. A.; Kyle, R. A. (1998). "Ana Aslan--founder of the first Institute of Geriatrics". Mayo Clinic proceedings (në anglisht). 73 (10): 960. doi:10.4065/73.10.960. PMID 9787745.
- ^ Parhon, C. I., & Aslan, A. (1955). Novocaina; factor eutrofic şi întineritor în tratamentul profilactic şi curativ al bătrînetii. Editura Academiei Republicii Populare Romîne.
- ^ Dean, W. (2001). DMAE and PABA—An alternative to Gerovital (GH3), the “Romanian Youth Drug” Arkivuar 8 maj 2015 tek Wayback Machine. Vitamin Research News, 15, 9.
- ^ Kapoor, V. K.; Dureja, J; Chadha, R (2009). "Synthetic drugs with anti-ageing effects". Drug Discovery Today (në anglisht). 14 (17–18): 899–904. doi:10.1016/j.drudis.2009.07.006. PMID 19638318.