Jump to content

Ana vin ga Panagjiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kenge arvanitase

  • Ana vin* ga* Panigjiri*
  • Portokale nxirr ga gjiri
  • Ana vin ga Rimokastra
  • Portokale nxirr ga trasta
  • Ana vin ga Kapohori*
  • i shërben ai misofori*
  • Ana vin ga maletë
  • Të martonet faletë*
  • Po të vin poshtë ga hora
  • Do martonenj njora-njora

Kënga bën fjalë për një vajzë që quhet Ana

Vin* - Vjen, dialekti Arvanit siç duket nuk e ka njohur evoluimin e gjuhës dhe ruan format e pandryshuara të foljes që fliteshin në mesjetë. Kështu ndodh dhe me foljen "Vijë" ku forma është e pandryshueshme në të gjitha kohët d.m.th "Vin"

Ga* - Nga

Panigjiri - Festë e madhe

Kapohori* - Fusha, vëndet e ulëta. Banorët e fushave në dialektin Arvanit quhen Kapohoriot. Po ta zbërthejmë si fjalë kemi një bashkim fjalësh, Kapo-Horiot, gjë që për mendimin tim ka të bëjë me, fshatar nga fusha pasi Hora i thonë fshatit.

Misofori* - Shërbëtor me pagesë

Faletë* - Lutet

Hora - kryefshati

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]