Analiza dhe Dizajni i Strukturuar i Sistemeve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Analiza dhe Dizajni i Strukturuar i Sistemeve (ADSS) është një qasje ndaj analizës dhe dizajnimit të sistemeve të informacionit. ADSS-a u krijua për Agjencionin Qendror te Kopjuterëve dhe Telekomunikimit (tash Zyra e Tregëtisë së Qeverisë), një zyrë qeveritare e Mbretërisë së Bashkuar që merret me oërdorimin e teknologjisë në qeveri, prej vitit 1980 e këndej.

Përmbledhje[redakto | redakto tekstin burimor]

ADSS është një mënyrë, e ashtuquajtur ujvarë, për analizën dhe dizajnin e sistemeve të informacionit. ADSS mund të mendohet se përfaqëson kulmin e qasjes rigoroze të dizajnimit të sistemeve të bazuar në dukomente, dhe dallohet prej mënyrave moderne agjile, siç janë Mënyra Dinamike e Zhvillimit të Sistemeve (MDYS) ose Scrum-i.