Anargjendët
Anargjende ne terminologjine ortodokse quhet ajo kategori shenjtoresh qe kane ofruar sherbime mjekesore, pa shperblim. Sot ka nevoje per njerez te tille, duke ditur se mjeket e kane zevendesuar perkujdesin per te semuret, me argjenddashjen (adhurimin e parase) dhe nuk sherbejne pa u siguruar me pare se do marrin para nga te semuret. Kemi tre çifte shenjtorësh, vëllezër që mbartin të njëjtat emra. Që të gjashtë ishin mjekë dhe shëronin nëpërmjet shkencës, por më tepër nëpërmjeet forcës së Krishtit, pothuajse çdo sëmundje njerëzore, por edhe kafshësh. Prandaj nderohen si mbrojtës të mjekëve. Mrekullitë që bënin pa marrë para (pa argjend), i jepnin besueshmëri predikimit të tyre për përhapjen e krishtërimit. Fama e tyre u përhap shpejt kudo, ndërsa mrekullitë pasuan edhe mbas vdekjes së tyre. Anargjenët (anargjirët) që festohen më 1 nëntor ishin me origjinë nga Azia. U edukuan me shprestari nga prindërit e tyre dhe në veçanti nga e ëma e tyre, shën Theodhota (2 janar), që ishte e ve.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shenjtorët Kozma dhe Damian ishin nga Azia. Prindërit e tyre ishin një model i përkryer i bashkëshortëve të krishterë. Kur mamaja e tyre, Theodoti, mbeti e ve, ia kushtoi të gjithë jetën edukimit të krishterë të fëmijëve, Kozmait dhe Damianit. Të dy vëllezërit dalloheshin për zgjuarsinë e tyre dhe studiuan shumë shkenca, veçanërisht shkencën e mjekësisë dhe përkushtimin human. Shëronin sëmundje të ndryshme pa marrë asnjë shpërblim dhe për këtë u quajtën anargjendë. Të shumtë ishin ata të sëmurë të cilët, pasi gjenin shërim, dëshironin të falenderonin shenjtorët por ata nuk i pranonin shumë nderimet e njerëzve dhe u përgjigjeshin atyre duke përdorur fjalët e Shkrimit të Shenjtë: “Bekimi dhe lavdia, urtësia dhe falenderimi, nderimi, fuqia dhe forca janë tek Perëndia ynë në jetë të jetëve”. Kështu me përulësi anargjendët Kozma dhe Damian i shërbyen të tjerëve gjatë gjithë jetës së tyre. Ndërruan jetë në paqe dhe u varrosën në vendin e quajtur Ferema.