Jump to content

Kopra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Anethum graveolens)
Kopra
Kopra
Kopra
Seleksionimi shkencor
Lloji: Bimë
Dega: Magnoliophyta
Klasa: Magnoliopsida
Fisi: Apiales
Familja: Apiaceae
Grupi: Anethum
Anethum graveolens

Kopra (lat. Anethum graveolens L.DilL.) apo si i thonë në krahina të ndryshme si p.sh.: anetë me erë të rëndë, moreja, neterz, (Shkodër), netërza e rëndomtë, është bimë jetëshkurtë.

Çaji i koprës, ilaçi bimor që kuron gurët në veshka

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë. Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje, ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka vijnë nga prindër që nuk i kanë ndier asnjëherë shqetësimet dhe, pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave) rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.

Llojet e gurëve në veshka

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë shumë lloje, sipas natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, gjë që lejon identifikimin e tyre.

Litiaza kalcike është litiaza më e shpeshtë në vendet e industrializuara (më shumë se 80 për qind e gurëve në veshka). Gurët përbëhen nga kristale oxalate kalciumi, veçanërisht të fortë, të pastër ose të përzier në fosfat kalciumi. Frekuenca e litiazës oxalo-kalcike është rritur shumë në vendet e industrializuara veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka ecur paralelisht me ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit dhe me një shtim të konsumit të mishit, kripës, sheqernave të rafinuara. Për më shumë, një sasi kalcike e pamjaftueshme favorizon krijimin e gurëve oxalo-kalcike, çka lind nevojën e një ushqimi të ekuilibruar. Hollimi i urinës është trajtimi kryesor. Sasia e urinës duhet të jetë të paktën 2,5 litra në ditë te personat e shëndoshë. Duhet ditur se të gjitha ushqimet që nuk lidhen me qumështin (pra mishi, peshku, zarzavatet, frutat, etj) sjellin veçse 200 gr kalcium në ditë. Pjesa tjetër duhet marrë përmes prodhimeve të qumështit si dhe nga uji. Një person që pëlqen djathërat duhet të konsumojë në preferencë ujërat që kanë pak kalcium, ndërkohë që ai që nuk i përdor prodhimet e qumështit duhet të pijë ujëra me përqindje të lartë kalciumi. Ujërat më të pasura në kalcium apo bikarbonat sode nuk këshillohen, por vetëm nëse janë në përqindje të ulët. Në rastet e litiazës kalcike këshillohen: pijet me gaz, me acid citrik, lëng portokalli, lëng limoni pa sheqer, ujëra minerale në 80 mg/l me kacium, uji i rubinetit, etj. Nuk këshillohen: pijet e ëmbla me gaz apo me bazë “sukroze”, pijet gazuese me acid fosforik, lëngu i qitros, ujërat e pasura me kalcium, ujërat e forta alkaline, etj.

Origjina oxalate e kalciumit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse një person merr shumë kalcium, kjo lëndë do të jetë me shumicë në urinë, çka sjell formimin e gurëve oxalate të kalciumit. Nga ana tjetër duhet konsumuar shumë kalcium për të penguar absorbimin nga zorrët të oxalates. Pra pengohet që të gjenden në urinë shumë oxalate, që do të shkaktonte krijimin e gurëve të oxalate-kalciumit. Edhe tepria në të ushqyer mund të shkaktojë në vetvete një gur kalcik, duke shtuar absorbimin e kalciumit nga zorrët. Megjithatë, më shpesh ato veçse favorizojnë shfaqjen e një litiaze te personat e predispozuar. Duke qenë se ushqehen njëlloj, 10 për qind e popullsisë perëndimore janë të prekur nga litiaza.

Litiaza urike në përgjithësi përfaqëson 10 për qind të litiazës te burrat dhe 5 për qind te gratë. Formimi i kristaleve të acidit urik vjen si rezultat i konsumit të tepërt të ushqimeve të pasura në “purinë” (zorrë, sallam, etj). Këto kristale eliminohen në formën e një turbullire, rërë në ngjyrë të kuqe, që shpesh është e dukshme me sy. Të luftosh litiazën urike do të thotë të luftosh kundër aciditetit urinar duke pirë ujë dhe pije që e bëjnë urinën më alkaline. Kjo është dhe arsyeja pse trajtimi i litiazës urike (që është 10 për qind e litiazave në përgjithësi) qëndron në alkalinizimin dhe hollimin e urinës përmes marrjes së ujërave alkalinë. Pra duhet të kujdeseni se çfarë uji pini, duke ia përshtatur llojit të litiazës që vuani.

Litiaza cistinike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Litiaza cistinike krijohet si rezultat i ngritjes së përqindjes së “cystine”- s në urinë, e cila është më pak e tretshme nga të gjitha aminoacidet e tjera. Është një sëmundje gjenetike, edhe pse gurët shfaqen shpesh në fëmijëri dhe më pas përsëriten. “Cistine”, e cila hyn në kompozimin e kësaj litiaze, është pak e tretshme në urinë. PH i saj është afërisht 6. Në të kundërt, aftësia për t’u shkrirë shtohet kur PH i urinës ngrihet në 7.5. Kjo kërkon një “hiperdiurezë”, pra prodhimin e 3 litra urine në ditë. Kështu, marrja e lëngjeve duhet të jetë me shumicë para se të flini, gjatë natës, ndonjëherë edhe në zgjim. Alkalinizimi arrihet me marrjen e bikarbonatit të sodës (8-16gr/në ditë) sipas peshës së trupit, e shkrirë në një sasi të madhe uji.

Rekomandime dhe këshilla

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve. Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie etj. Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji. Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka. Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit) Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame Përdorni ushqime të lehta: supë me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili Lëvizni sa më shumë të mundeni Një herë në tre muaj bëni ECHO Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph) Bëni banja me ujë të ngrohtë Mos pini alkool dhe duhan Simptomat e gurëve në veshka janë dhembje barku, frymëmarrje e ngadaltë dhe të thella, prani e ketoneve në gjak dhe në urinë

Të reja nga shkenca

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Transplantimi zëvendëson veshkën e vjetër. Në të gjitha rastet, vetëm zëvendësimi i veshkës së dëmtuar me një të re mund ta kthejë funksionimin normal të saj. Sipas shkencëtarëve, dëmtimi i veshkave dhe më pas kryerja e procesit të dializës shërben vetëm për të zgjatur pak mbijetesën, por jo për shumë. Tumoret në veshka, si dallohen. Rreth 80 për qind e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale. Ky tip kanceri mendohet të ketë lidhje me moshën. Tumoret beninjë të veshkave mund të rrinë në trup si të padëmshme. Tumoret malinjë shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nukipërgjigjenmirëtrajtimitmjekësor.

Biopsi edhe për veshkat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse biopsia e veshkave bëhet në kushte sterile, biopsia si ndërhyrje është e parrezikshme për jetën e pacientit. Në këtë rast hiqet një pjesë shumë e vogël e indit të organit pavarësisht cilit dhe kjo nuk pengon në funksionimin e rregullt të cilitdo organi që është në “vështirësi”.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Apiaceae – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale