Jump to content

Angaria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Angaria ka qenë punë e detyruar që bënin fshatarët në mesjetë për feudalin (laik apo klerik) dhe për shtetin. Detyrimet e angarisë kundrejt shtetit ishin mirëmbajtja e rrugëve, ndërtimi e meremetimi i kështjellave, ruajtja e shtigjeve malore, transporte të ndryshme etj. Angaritë kundrejt zotërve feudalë dhe enteve fetare ishin kryesisht punime bujqësore. Institucioni i angarisë në Shqipëri dokumentohet për shekujt XIII e XIV kryesisht në dokumentet kishtare. Detyrimi i angarisë ka qenë në përdorim edhe gjatë gjithë periudhës osmane.