Anisa Ymeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Anisa Ymeri, Gazetare shqiptare prej vitit 2005. Ajo ka punuar si reportere në gazetat komëtare, Korrieri dhe Koha Jonë.

Prej vitit 2009 është gazetare në televizion dhe ka punuar në televizionin Top News (kanali informativ i Top Channel) dhe në televizionin News24.

Prej vitit 2014 është autore e programit kulturor “Në Tempull” i cili nisi transmetimet në televizionin News 24 dhe në vitin 2017 u zhvendos në RTSH 1, ku edhe transmetohet aktualisht.

Gjithashtu prej përfundimit të studimeve në vitin 2008 ajo është edhe pedagoge e jashtme. Në vitet 2008-2010, pedagoge e jashtme në Katedrën e Gazetarisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër.

Dhe prej vitit 2011 është e angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, FHF, Universiteti i Tiranës.

Gazetare e specializur në fushën kulturore dhe është e formuar me studime pasunviersitare në komunikim.

Ka lindur në Gramsh në vitin 1984 dhe jeton në Tiranë prej vitit 1991.