Ankthi i statujave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ankthi i statujave Autori: Bardhyl Maliqi. Botuesi: Toena. Faqet e librit 152.

"Ankthi i statujave" dhe "Perandoria e zogjve" janë dy poema që vijnë edhe në gjuhën angleze e me të cilat Bardhyl Maliqi përfaqësohet në Kongresin e dytë Ndërkombëtar të Letërsisë me temën "Botët Binjake", të organizuar nga Klubi i UNESCO-s për Letërsinë, Artet dhe Shkencat e Greqisë në qytetin Atalanti, më 22-24 tetor. Poemat e ciklit të parë janë ngacmuese e joshëse. Ato i kushtohen hireve femërore e tundimit që të vjen prej tyre. Ndërkohë që ciklet "Këmishët e të vdekurve" dhe "Pragjet" kanë edhe një tis filozofik të dhimbjes dhe mungesës. Niveli artistik dhe melodia e vargjeve i bëjnë poemat e tij të interesante e lehtësisht të perceptueshme për lexuesin.