Shko te përmbajtja

Anomalisa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Anomalisa është një film i animuar amerikan, i realizuar me teknikën stop-motion me regji të Charlie Kaufman dhe Duke Johnson, e skenar të bazuar në shkrimin e Kaufman. Në film dëgjohen zërat e aktorëve David Thewlis, Jennifer Jason Leigh dhe Tom Noonan. Filmi fitoi Gran Jury Prize në edicionin e 72-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Premiera e filmit u shfaq në Festivalin e Filmit në Telluride më 4 Shtator 2015.[1] Filmi filloi të shfaqej në kinema më 30 Dhjetor 2015 nga Paramount Pictures.[2]

Michael Stone, shkrimtar librash me subjekt shërbimin ndaj klientit, vuan dhe lufton me aftësinë e tij për të krijuar marrëdhënie me njerëzit. Një natë, në një udhëtim rutinë pune, ai takon një të panjohur që ndryshon pikëpamjen e tij për botën.[3]

Kaufman shkruajti pjesën origjinale nën emrin Francis Fregoli,[4] për Teatrin e 'New Ear'. Fillimisht ai ishte kundër idesë së kthimit të pjesës në një film të animuar.

Buxheti i filmit u sigurua në një fushatë në Kickstarter me arsyetimin e "prodhimit të këtij filmi të bukur e unik jashtë studiove tipike të Hollywood, nga ku audienca nuk do të mund të shijonte pjesën në origjinalitetin e saj". Lancuar si një film me metrazh të shkurtër "rreth 40 minuta", fushata u përkrah nga 5770 persona, nga të cilët u mblodhën 406,237 dollarë për realizimin e projektit.[5] Pas suksesit në Kickstarter, financim shtesë u sigurua nga kompania e produksionit të filmit, Starburns Industries dhe u mundësua realizimi i filmit prej 80 minutash.[6]

Kukullat u krijuan duke përdorur printer 3D[7], e ndërsa thuhej se animim i tillë realist do të ishte shqetësues për audiencën, Johnson nuk ishte dakort. Në fund të fundit, qëllimi i filmit ishte që shikuesit të "harronin faktin se ajo që po shihnin ishte animim dhe të përfshiheshin në skenat e filmit".

  1. "Official Awards of the 72nd Venice International Film Festival" (në anglisht). Venice Film Festival. 2015-09-12. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2015. Marrë më 1 janar 2016.
  2. "Toronto: Paramount Buys Charlie Kaufman's 'Anomalisa'" (në anglisht). Variety. Marrë më 17 shtator 2015.
  3. "Anomalisa – Charlie Kaufman, Duke Johnson" (në anglisht). Venice Film Festival. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2015. Marrë më 1 janar 2016.
  4. Lawless, Jill. "Charlie Kaufman wows Venice critics with inventive adult animation 'Anomalisa'". US News and World Report (në anglisht). Associated Press. Marrë më 17 shtator 2015.
  5. "Charlie Kaufman's Anomalisa" (në anglisht). Kickstarter.
  6. "Kickstart Update #39: Anomalisa Timeline" (në anglisht). Kickstarter.
  7. Zeitchik, Steven. "Charlie Kaufman breaks hiatus on own terms in 'Anomalisa' at Telluride". Los Angeles Times (në anglisht). Marrë më 17 shtator 2015.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]