Jump to content

Antena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Antenat)
Skeda:ANTENA.png
Antena si paisje tranzitive

Antena është një paisje metalike (formë shufre apo teli) e cila shërben për rrezatim apo pranim të radiovalëve. Me një fjalë ajo paraqet një strukturë tranzitore në mes të hapësirës së lirë dhe paisjes referuese.[1]

Paisja përcjellëse apo linja e transmetimit mund të ketë formën e linjës koaksiale apo tubit të zbrazët dhe përdoret për të bartur energjinë elektromagnetike nga burimi transmetues deri tek antena apo nga antena deri tek marrësi. Në këtë rast kemi antenë transmetuese dhe antenë marrëse.

Modi i transmetimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:Linja.jpg
Modi i transmetimit

Burimi i tensionit paraqitet me një gjenerator ideal. Linja transmetuese paraqitet me në linjë me Zc (impedancë karakteristike) dhe antena paraqitet si ngarkesë Za

[Za=(Rl+Rr)+jXa]

e cila është e lidhur me linjën transmetuese.

  • Rl përdoret për të paraqitur përçueshmërinë dhe humbjet dielektrike që lidhen me strukturën e antenës.
  • Rr i referohemi si rezistencë e radiacionit (rrezatimit) që shërben për të reprezentuar rrezatimin e antenës.
  • Reaktanca Xa paraqet pjesën imagjinare të impedancës që lidhet me rrezatimin e antenës.

Në kushte ideale energjia e gjeneruar nga burimi duhet që totalisht të bartet në Rr, e cila shërben për të treguar rrezatimin e antenës.

Valët e qëndrushme mund të reduktohen dhe energjia e ruajtur mund të minimizohet duke e përshtatur Za me Zc të linjës. Veç kësaj sa i përket marrjes apo transmetimit të energjisë, një antenë në një sistem të avancuar wireless është zakonisht e nevojshme për të theksuar energjinë e radiacionit në disa drejtime dhe ta shuajë atë në drejtimet tjera. Kështu që antena duhet që gjithashtu të shërbejë si paisje udhëzuese (drejtuese) për një paisje kontrolluese.

Për sistemet e komunikimit Wireless, antena është një nga komponentet më kritike.

Një dizajnim i mirë i antenës mund t'i relaksojë kërkesat e sistemit dhe mbi të gjitha ta përmirësojë performancën e sistemit.Shembull tipik është Tv për të cilat transmetimi mund të përmirësohet duke përdorur antenë me performancë të lartë.

Antena i shërben sistemit të komunikimit me të njejtin qëllim sikur sytë dhe syzet që i shërbejnë njeriut.

Fusha e antenave është shumë e gjerë dhe dinamike dhe deri në 60 vitet e fundit teknologjia e tyre ka qenë një partner i pandashëm i revolucionit të komunikimeve. Shumë avancime që ndodhën gjatë kësaj periudhe kanë një përdorim të zakonshëm sot.

Evoluimi i antenave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para Luftës së Dytë Botërore shumica e elemtenteve të antenave ishin të tipit tel (tela të gjatë, dipole, helika, romba) dhe janë përdorur ose si elemente të vetme ose në grup. Gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore shumë rrezatues janë vënë në shërbim.

Kjo krijoi nevojën për të kuptuar më mirë karakteristikat e tyre rrezatuese. Shumica e këtyre antenave ishin të tipit të hapur siq janë slot antennat, horn reflectors dhe lenses dhe janë përdorur për komunikim, radio dirigjim me senzorë dhe në aplikime hapsinore në të dyja edhe fluturime ajrore dhe platform me bazë tokësore. Shumica e tyre operojnë në regjionin e mikrovalëve.

Në vitet 1970 u paraqit një element i ri rrezatues i cili zgjoi shumë vëmendje dhe shumë aplikime. Ky element është i thjeshtë, i leht, i lirë dhe i përshtatshëm në sipërfaqe.

Avancime më të mëdha janë bërë në vitet e fundit duke i përfshirë antenat e integruara ku kombinohen qarqe me elemente aktive dhe passive me elemente rrezatuese në një njësi kompakte.

Sfidat e së ardhmes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inxhinieria e antenave ka përjetuar një periudhë të suksesshme gjatë viteve 1940-1990. Përgjegjëse për suksesin e antenave ka qenë paraqitja dhe avancimet teknologjike të disa elementeve tjera të reja të rrezatimit (radiacionit) siç janë: Antenat e hapura, antenat pasqyrë, të pavarura në frekuencë dhe antenat mikrostripe.

Një faktor madhor në suksesin e antenave ka qenë avancimi në arkitekturën e kompjuterëve dhe i metodave të llogaritjeve numerike.

Inxhinieria e antenave sot konsiderohet si një art i bukur i inxhinierisë. Edhe pse është mbajtur një nivel i pjekurisë, ka shumë mundësi sfiduese dhe probleme për t’u zgjidhur. Integrimi i materialeve të reja siç janë metamaterialet, përquesit magnetik artificial si dhe sipërfaqet e buta e të forta, në teknologjinë e antenave ofrojnë shumë mundësi gjithashtu edhe metodat asimptotike të cilat luajnë rol kyç në përfshirjet e tyre dhe në performancën e sistemit.

Dizajnet inovative të antenave siç janë ato për përdorimin e smart antenave, antenave multifunksionale, antenat e rikonfigurueshme si dhe sistemet e antenave pët të performuar funksione komplekse dhe të kërkueshme të sistemit, mbeten një sfidë.

Llojet e antenave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga tipet e antenave janë:

  • Wire antenat (Antenat tel)
  • Aparture antenat (Antenat e hapura)
  • Mikcrostrip antenat
  • Reflector antenat (Antenat pasqyrë)
  • Loop antenat (Antenat unazë)
  • Smart antenat (Antenat e zgjuara)
  1. ^ Constantine A.Balanis -"Antenna theory analysis and design" -Third edition (Viti?) ISBN: