Shko te përmbajtja

Radiovalët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Radiovalët janë valë elektromagnetike brenda një brezi të frekuencave që fillon nga disa kHZ (Valët e gjata) deri në 3 GHz (në këto hyjnë edhe mikrovalët)

Radiovalët mund të jenë krijuar nga natyra apo me ndihmën e instrumenteve teknike. Ekzistencën e këtyre valëve në teori e ka vërtetuar James Clerk Maxwell ndërsa më vonë me anë të një eksperimentit, ekzistencën e tyre e ka vërtetuar Heinrich Rudolf Hertz.

Radiovalët teknike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radiovalët e krijuar me instrumente teknike, e kalojnë brezin e atyre natyrore dhe në spektrin elektromagnetik përfshijnë mikrovalët dhe rrezet tera-herc. Me ndihmën e këtyre valëve bëhet përhapja apo bartja e informatave teknike. Frekuencat e këtyre valëve janë të normalizuara (standartizuara) në brezet e frekuencave.

Zakonisht radiovalët përdorën pa ndonjë lidhje mekanike për transmetim të zërit, fotografisë dhe të dhënave tjera që shërbejnë për lokalizimin apo radio stacione.

Të dhënat që duhet transmetuar me ndihmën e modulatorëve futen në një bartës të valëve dhe nga aty në një antenë shpërndarëse. Antena pranuese i merr këto valë me të njëjtat lëkundje të cilat me një përforcues i përcjellë deri te de-modulatori.

Me ndihmën e radiovalëve mund të arrihen edhe efekte tjera si p.sh nxehja, tharja e qëllime tjera shëndetësore.

Paraqitja në natyrë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radiovalët krijohen edhe në natyrë. Me radiovalët që vijnë nga gjithësia merret Radioastronomia.

Kështu është e njohur rrezatimi i hidrogjenit në rrugën e kulloshtës (rruga e qumështit) me një gjatësi të valëve prej 21cm. Radiovalë tjera, me studimin e të cilave merret Radioastronomia, kanë si burim kryesisht yjet e mëdha, Pulsantët, nga të ashtuquajturat galaksia aktive dhe Quasarët.

Po ashtu rrezatimi i radiovalëve bëhet edhe nga Dielli dhe planetët tjerë ndërsa vetëtima krijon radiovalë të fuqishme të cilat përdoren për lokalizimin e vetëtimës.

Frekuecat e radiovalëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Emertimi teknikfrekuencatrrezja e përhapjes
ELF (frekuenca ekstreme të ultra)3-30 Hz100000 km – 10000 km
SLF (frekuenca sipër të ulta)30–300 Hz10000 km – 1000 km
ULF (frekuenca mbi të ulta)300–3000 Hz1000 km – 100 km
VLF (frekuenca shumë të ulta)3 - 30 kHz100 km - 10 km
LF (frekuenca të ulta)30 kHz - 300 kHz 10 km - 1 km
MF (frekueca të mesme)300 kHz - 3 MHz 1 km - 100 m
HF (frekuenca të larta)3 MHz - 30 MHz 100 m - 10 m
VHF (frekuenca shumë të larta)30 MHz - 300 MHz10 m - 1 m
UHF (frekuenca mbi të larta)300 MHz - 3 GHz1 m - 10 cm
SHF (frekuenc sipër të larta)3 GHz - 30 GHz10 cm - 1 cm
EHF (frekuenca eksrem të larta)30 GHz - 300 GHz1 cm - 1 mm