Antologji e mendimit shqiptar : 1870-1945

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Antologji e mendimit shqiptar : 1870-1945 Autor Ndriçim Kulla. Shtëpia Botuese "Plejad", Tiranë 2003. Faqet e librit 1004. ISBN 99927-924-0-X

Në këtë libër voluminoz, arrihet me sukses një përpjekje studimore për paraqitjen e një epoke 70-të vjeçare të mendimit shqiptar, që arrin zenitin e saj në vitet 30-të. Në të përmblidhen rreth 25 autorë, të përfaqësuar nga artikujt dhe shkrimet e tyre më të mira në fushën e politikës filozofisë, psikologjisë, sociologjisë dhe pedagogjisë. Libri është konceptuar edhe si një tekst mësimor për t’u përdorur lehtësisht në çdo nivel të shkollës.