Jump to content

Anton Dolenc

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Anton Dolenc u lind më 13 qershor 1930 në Reqicë të Savinjës, në Slloveni. Babai i tij ishte punues i arit dhe merrej me gdhendje artistike. Talentin për art e trashëgoj nga familja, ndërsa në profesionin e mjekut, arriti të bëhet doktor i shkencave të mjekësisë dhe profesor i rregullt i lëndës së Patologjisë dhe Mjekësisë ligjore në Fakultetin e Mjekësisë në Lubjanë.

Ka botuar më shumë se 500 punime shkencore dhe tekste publicistike dhe ka shkruar librin Deontologjia Mjekësore I-II.

Kohën e lirë ia kushton artit. Për talentin dhe krijimtarinë e tij artistike në pikturë, është pranuar në "Shoqatën e Artistëve Figurativ të Sllovenisë", si anëtar i rregullt, në vitin 1966. U dekorua nga Republika e Sllovenisë për kërkimet e tij në patologji.[1]

Për opinionin shqiptarë në Kosovë, njihet si Kryetar i Komisionit të dytë Federativ për helmimet në Kosovë në vitin 1990. Në simposiumin për helmime që u mbajt në Zagreb, më 9 qershor 1990 me emër : "Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore", Dolenc ishte anëtar i Kryesisë së punës, ai u distancua publikisht nga nënshkrimi që kishte dhënë si kryetar i Komisionit të dytë Federativ duke deklaruar : " Ky raport është punuar për 24 h, që është kohë shumë e shkurtë dhe nën trysni politike".

  1. ^ "President of the Republic confers decorations" (në anglisht). Marrë më 22 shkurt 2007.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]