Anton Gojçaj
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Anton Gojçaj u lind më 4 qershor 1966 në Podgoricë (Mali i Zi). Ka mbaruar studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë, ku ka ndjekur edhe studimet pasdiplomike dhe ka magjistruar. Shkruan poezi, prozë dhe recensione mbi vepra të ndryshme letrare… Më rrallë merret edhe me përkthime letrare nga gjuha malazeze në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Jeton në qytezën Tuz (afër Podgoricës, Mali i Zi). Në periudhën 2002-2008 ka punuar në redaksinë e gazetës “Koha javore” në Podgoricë, kurse nga muaji tetor 2008 ka kaluar me punë në Entin e Arsimit në Podgoricë, si mbikëqyrës për lëndën mësimore: Gjuhë shqipe dhe letërsi.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- POEZI, botoi ILLYRICUM, Tuz 2001, botimi i dytë me titullin "Dëgjohet një violinë, në suferinë...", Enti Botues "Gjergj Fishta"; Lezhë 2011
- Qengj i harruar natën në mal, tregime, Shpresa, Prishtinë 2003
- Tema e heroit nacional në letërsi - Studim, AIKD, Prishtinë 2004
- Passio, roman, Buzuku, Prishtinë 2004, botim i dytë EB "Gjergj Fishta", Lezhë 2009
- Fakticiteti në letërsi, Proza letrare e Anton Harapit, studim, Buzuku, Prishtinë 2007
- Shija e librit, vështrime - recensione, AIKD, Prishtinë 2009
- Ndërmjet kapakëve, tregime, Art Klub, Ulqin 2010