Anton Krosaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Anton Krosaj aktor shqiptar, u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër, Shqipëri. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjesë në shumë shfaqe dhe luajti shumë rrole në shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marr pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë: Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur në komeditë :

O vajzën o komunën
Vëllai nga babai
Surpriza
Big Brother Shkodra 1
Big Brother Shkodra 2
Martesë me Intenet
Zef Deda Show 3
Bujar Qamili Show 2
Lumturi në Fukarallek
Je Shkodran në qoftë se
Humor me shkollë të mesme etj.

Ka vënë në skenë 3 shfaqe për fëmijë :

  • Gëzuar 2015
  • Gëzuar 2016
  • Pranverë për fëmijë

U nda nga jeta më 21 korrik 2020. [1] [2] [3]


Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://top-channel.tv/2020/07/21/ndahet-nga-jeta-humoristi-i-njohur-i-estrades-se-shkodres-anton-krosaj/
  2. ^ https://tiranapost.al/art-dhe-kulture/shkodra-humbi-anton-krosajn-ndahet-nga-jeta-aktori-54-vjec-183/
  3. ^ https://bulevardionline.com/2020/07/22/lamtumire-anton-krosaj-aktori-i-madh-i-humorit-percillet-me-duartrokitje-nga-oborri-i-m/[lidhje e vdekur]