Jump to content

Anton Santori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Anton santori)
Françesko Anton Santori
Emri Anton
Mbiemri Santori
Lindur më 16 shtator 1819
Lindur në Picilia, Kozenc, Itali
Vdiq më shtator 1894
Kombësia shqiptare
Profesioni prift françeskan, shkrimtar

Françesko Anton Santori (It.: Francesco Antonio Santori; 16 shtator 1819, Picilia - 1894) ishte prift, poet dhe shkrimtar arbëresh.

Françesko Anton Santori u lind më 16 shtator 1819Picilia të Kozencës, Itali. Në moshe të re filloi te merret me mësim për murg. Në moshën 16 vjeçare në vitin 1835 hyri në Manastirin Françeskan. Atje jetoi 18 vjet deri ne 1860, me pas u kthye në vendlindje ku punoi si mësues. Me 1885 u përcaktua si prift ne formulinë e Shën Mjakut ku edhe vdiq në shtator të vitit 1894.

Ndonëse pjesën më të madhe e kaloi si murg, ai mori pjese edhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Shqipëri. Santori është autor i një numër të madh poezish, pjese teatrale, tregime, novela. Shumë komedi të shkruara nga Santori nuk u botuan asnjëherë pasi disa nga ato mbeten edhe të papërfunduara por me dy romane dhe gjashtë novela Santori arriti te behej shume i njohur. Subjektet e novelave janë jo të papritura të jetës së përditshme.

Santori përshtati rreth 121 fabula të Ezopit si dhe shkroi rreth 1845 vargje satirike të cilat kanë dalë në dritë në kohët e fundit. Në këto vargje shprehet ngjashmëria, humori popullor qe tregon lidhjen e tyre me Folklorin Arbëreshe. Santori është autor edhe i një gramatike të shqipes e shkruar në vargje, gjithashtu është edhe hartuesi i një fjalori të Shqipes.

Veprat e Santorit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepra letrare të botuara në kohen kur ishte gjallë vet autori jane: vëllimi poetik Këngëtarja Arbëreshe, të botuara te numri i të përkohshmeve, Arbëresh i Italisë u botua në vitin 1850. Poema Italisht dhe disa pjese në Shqip.

I burgosuri politik (1851) ku shfaqen idetë e Santorit i cili e dënon me force absolutizimin dhe shfaq simpati për Lëvizjen Kombëtare në Shqipëri.

Romanet Bija e mallkuar (1858) në italisht prej së cilës nuk gjendet asnjë kopje ndërsa Sofia Kominiate dhe Ushtari Arbëreshe kanë ngele në dorëshkrime.

Kryevepra e Santorit drama Emira ne të cilën përshkruhen ngjarjet e përditshmërisë .Arbëreshe dhe personazhet janë të karakterizuara me cilësitë e përzgjedhura nga autori.