Aplikimi I Materialeve Ferite
APLIKIMI I MATERIALEVE FERITE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Magnetizmi është ndoshta forca e parë natyrore e zbuluar nga njeriu, por ka qenë shekulli i kaluar kur ka filluar përdorimi më i madh i materialeve magnetike. Përqendrimi kryesor i elektronikës moderne ka qenë i koncentruar në industrinë e gjysmëpërçuesve (transistorë dhe qarqe të integruara), por shumë nga pajisjet që përdornin këto konceptet e reja nuk do të ishin praktike pa përdorimin e komponentëve magnetike. Rangu i frekuencave të aplikimit të materialeve magnetike është prej DC (Rryma njëkahore) deri te ato më të larta në të cilat çdo pajisje elektronike mund të funksionojë. Shfaqja e shumë teknologjive është shtyrë nga kërkesa të ndryshme, nga ana tjetër ka çuar në larmi të madhe të materialeve magnetike në forma dhe madhësi të ndryshme.
Historia e aplikimeve të feriteve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aplikimi i parë i feriteve ishte gjilpëra magnetike që funksiononte si kompas dhe ju mundësonte detarëve të gjenin Veriun pa vështrimin e yjeve. Feritet me magnet permanent janë prodhuar nga Philips në 1952. E. Albers Schonberg zhvilloi feritet mikrovalore si dhe ato për memorie digjitale për kompjuterë. Aplikimi i parë me shkallë të gjërë ishte në industrinë e televizorëve. Në disa dekadat e fundit, teknologjia e feriteve ka marrë një rëndësi të re. Përveç në zhvillimet e reja si radari, komunikimet satelitore, aplikimet memorike dhe kompjuterike, kishte zhvillim në tregun konsumues të radiove, televizionit dhe në fund internetit. Ashtu si kanë ndryshuar kërkesat e tregut, ashtu kanë ndryshuar edhe kërkesat për ferite. Nga qarqet e vjetra analoge te ato digjitale, u paraqit nevoja për furnizim në frekuenca të larta për furnizim të kompjuterëve dhe pajisjeve tjera digjitale. Një treg tjetër i fuqishëm për ferite është në industrinë automobilistike dhe së fundi te automjetet hibride.
Kategoritë e përgjithshme të aplikimeve të feriteve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aplikimet e feriteve mund të kategorizohen në disa mënyra.
- Së pari ato mund të kategorizohen nga tregu:
- Konsumatorët – Argëtimi
- Pajisjet elektrike
- Industria automobilistike
- Telekomunikacion
- Pajisje Speciale
- Një mënyrë tjetër e kategorizimit është sipas funksionit:
- Transformatorët – shumëzuesit e tensionit dhe të rrymës
- Caktimi i impedancës)
- Bobinë në qarkun LC
- Filtër për të eliminuar frekuencat e padëshiruara,
- Transformatorët me brez të gjërë, filtër i kanalit, EMI shuarje)
- Heqja e komponentës AC nga DC
- Element bistabil në pajisjen binare memorike – mediumi i regjistrimit
- Koka magnetike – Lexo ose shkruaj në shirit apo disk
- Pajisjet mikrovalore
- Vonesa e linjës
- Klasifikimi i bazuar në aplikim sipas frekuencës
- D.C. magnetët permanent, motorët D.C., gjeneratorët dhe pajisjet tjera D.C.
- Frekuencat linijore 50 – 60 [Hz].
- Frekuencat e aeroplanit – 400 [Hz]
- Frekuencat e zërit - deri 20,000 [Hz] dhe më lartë
- Frekuenca e lartë 25,000 – 100,000 [Hz], deri 100 [MHz]
- Mikrovalë dhe Radar – 1 [GHz] dhe përtej
Mikrovalët gjejnë zbatim të gjerë në aparate, instrumente të ndryshme elektroteknike si që është p.sh: Radari, Furra me mikrovalë, në teknikën Plasma (TV, PC etj.), sistemet e komunikimit ajrorë (Celulari, Bluetooth, Televizioni satelitor, WLAN) si dhe tek senzorët e ndryshëm, po ashtu në qarqet ushtarake flitet për një armë me mikrovalë si armë rrezatuese p.sh. ADS.
Në përgjithësi, frekuenca e përdorur është edhe një tregues i madhësisë së komponentës. Sa më e vogël të jetë frekuenca, madhësia e komponentës do të jetë më e madhe, ndërsa anasjelltas, në frekuencë të lartë, komponentët do të jenë më të vogla. Feritet më së shumti përdoren në frekuenca të larta për shkak të rezistencës së tyre të lartë.
Shiko Gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Raul VALENZUELA “MAGNETIC CERAMICS” 1994 NEW YORK, USA
- FERRITES COMPOSITION STRUCTURE AND PROPERTIES
- Ferrites Composition Structure and Properties
- FERRITES TERMS