Arben Tajar Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arben Tajar Hoxha Ka lindur më 9 prill 1973 në Klos të Elbasanit. Pas përfundimit të Shkollës së Lartë Ushtarake në specialitetin e artilerisë kundërajrore, u emërua komandant toge në Fierzë të Tropojës dhe më pas në Shkodër. Ra në krye të detyrës më 12 mars 1997 në Shkodër. Me vendim të Këshillit të Rrethit Shkodër Nr.04, datë 10.03.1998, është shpallur Dëshmor i Atdheut me motivacion, "Për përkushtim ndaj detyrës ushtarake, besnikëri e disiplinë, kurajo morale e ndjenjë përgjegjësie në zbatimin e urdhërit për ruajtjen e mbrojtjen e repartit, që çoi në vetëmohim, duke dhënë jetën në krye të detyrës, duke u bërë shembull qëndrese e heroizmi". Prehet në vendlindje, në Klos të Elbasanit.