Arif Molliqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arif Molliqi
Emri Arif
Mbiemri Molliqi
Lindur më 1953
Lindur në Llukë të Epërme, Deçan
Kombësia shqiptare
Shtetësia kosovare
Profesioni shkrimtar

Arif Molliqi, lindi në vitin 1953, është shkrimtar shqiptar nga Kosova, i lindur në Llukë të Epërme afër Deçanit.

Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi më humor dhe satirë, n´atë kohë nuk preferohei shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të shkruaj edhe poezi.

Satiren e shkroi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumb, duke botuar me pseudonime të ndryshme si; Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazeten e studenteve „Bota e re“ ne faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor.Këtë bëri edhe më Radio televizionin e Prishtinës, shkroj disa pjesë humoristike që i dha televizioni.

Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime saterike gjersa një ditë, të shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. Pas kësaj „këshille“, Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi,prozë dhe dramaturgji. Eshtë shpërblye disa herë me vendin e parë dhe të dytë në konkurset letrare për poezi.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjer tani Arif Molliqi ka botuar:

  1. “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
  2. “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
  3. “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
  4. “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
  5. ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000
  6. "Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200
  7. “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
  8. ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002
  9. “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), Faik Konica, Prishtinë, 2003
  10. “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.” (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2004
  11. “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve në konkurs)
  12. “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
  13. “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“ në Hamburg“, (monografi), klubi, 2007.
  14. "Gruaja e vizatuar nudo", roman, Faik Konica, Prishtinë, 2008.
  15. "Një hije bënte rrugë", poezi, botoi "Faik Konica", Prishtinë, 2009
  16. "Simfoni për darken e qenit", roman, botoi, "Faik Konica" Prishtinë,2013
  17. "E dashura ime Eva" poezi, botoi, PA 2014
  18. "Kryeqyteti i lakuriqëve" roman,botoi, Armakedoni, Prishtinë, 2017
  19. "Lluka e Epërme nëpër shekuj", monografi, botoi, Armagedoni,2017
  20. "Si kripën të kam dashtë", poezi, botoi Armagedoni, 2018
  21. "Im atë të shtunave më blinte këpucë llastiku", poezi, botoi, Argamedoni, Prishtinë, 2021
  22. "Arkivi i letrave të djegura", roman, botoi, Armagedoni, Prishtinë 2022,

Antologji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:

  1. Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
  2. Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
  3. Chelaru Marius, Baki Ymer dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”, në gjuhen rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006

Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermani disa cikle me poezi dhe është prezentuar nga një forum gjerman në një mbremje poetike në Hamburg më 2007.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]