Aristidh Kola udhëheqës shpirtëror dhe simbol i Arvanitisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Aristidh Kola udhëheqës shpirtëror dhe simbol i Arvanitisë.JPG

Aristidh Kola udhëheqës shpirtëror dhe simbol i Arvanitisë libër me Autor Kosta At Papa. Shtëpia Botuese "Plejad". Tiranë 2010. Faqet e librit 252.

Në këtë libër del në pah më së miri veprimtaria e shquar e Aristidh Kolës, e këtij peronaliteti të papërsëritshëm në historinë e kombit shqiptar, i cili tërë veprimtarinë e vet kërkimore-shkencore ua kushtoi Arvanitisë dhe Arvanitëve, kësaj toke dhe këtij populli të mohuar. Kjo është një vepër bukur e arrirë për Aristidh Kolën, Udhëheqësin Shpirtëror të Arvanitisë, për individualitetin shumëdimensional të këtij personaliteti të shquar, i cili gjithë jetën ia kushtoi popullit të tij legjendar, por të nëpërkëmbur, dhe që humbi jetën në një mënyrë enigmatike, duke lënë pas një vepër të begatë. Por duhet besuar se vazhdimësia e studimeve të tij është marrë në duar të sigurta.