Aristofani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Aristofani (rreth 445 - rreth 385 p.e.s.) ishte një shkrimtar, dramash helenë nga Greqia e lashtë.

Për jetën e këtij shkrimtari helen pothuajse asgjë nuk dihet.Thuhet se ishte djali i Filipit nga Egina i ardhur ne Athinë ,dhe se kishte pasur konflikte te vazhdueshme me politikanët. Dihet që për një vit zinte vend në Këshillin e Athinës. Nga kjo kohë, janë të njohura sulmet ndaj politikanit ushtarak me ndikim Kleonit (vdekur më 422) të cilat sulme i paraqet edhe në veprat e tij, ndër të tjera në "Kalorësit" (424). Rreth vitit 431 përfiton toka në ujdhesën Egina dhe aty drejtonte një ent magjistri. Nga 44 dramat që ka lënë pas, njëmbëdhjetë komedi i kanë qëndruar të plota kohës. Aristofani është përfaqësuesi kryesor i "komedisë së vjetër" politike, e cila dallon nga "komedia e re" e mëvonshme apolitike. Me një satirë "kafshuese", ai merr nën shikim gabimet dhe dështimet e demokracisë e sidomos të partisë për luftë në krye me Kleon. Mirëpo edhe personalitetet tjera të kohës nuk u kursyen nga ngacmimet si psh. Perkili, Sokrati dhe Euripidi. Duke pas parasysh kohën e gjatë të luftërave peleponeze, në shkrimet e tij ai në qendër të tyre paraqet nostalgjinë e popullit për paqe, kështu ai vepron në "Aharner" (425), "Paqja" (421), "Zogjtë" (414) dhe "Lysistrate" (411). Edhe përkundër kritikave të ashpra ndaj bashkatdhetarëve të tij, ai arriti që në garat që zhvilloheshin me rastin e "Dionisit të Madh" të merr disa herë çmimet e para dhe të dyta dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai për mëse dyzet vjet me radhë zotëronte bynen e Athinës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • (Biblioteke "Der Meisterwerke SCHAUSPIEL", fq. 21-22. autor Harald Buhlan dhe Ralf Leppin,NAUMANN GOBEL)