Arjan Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arjan Hoxha

Arjan Hoxha lindi më 18 Nëntor 1975, në fshatin Topojan të Kukësit. Ai është i biri i Xhevit Hoxhës dhe nipi i Avlla Varit. Arjani rrjedh nga një familje me zë në rrethin e Kukësit, me tradita kombëtare dhe intelektuale. I ati i tij shërbeu për shumë vite si oficer i lartë, ndërsa e ëma si arsimtare. Ai është nip në zonën e Bytycit, një zonë e njohur për fisnikërinë dhe traditat e saj në Malësinë e Gjakovës.

Në vazhdim të traditës familjare, ai ndoqi studimet për drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në të tre ciklet e studimeve bachelor, master dhe doktoraturë, duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit, ai ka punuar për 15 vite në administratën publike, në detyra drejtuese kryesisht në strukturat e Policisë së Shtetit, të specializuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndër detyrat e mbajtura, mund të vecojmë detyrën e drejtuesit të sektorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në periudhën 2008 – 2013. Ai shërbeu si drejtor i përgjithshëm i burgjeve në qeverinë teknike të vitit 2017. Ai ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Prej vitit 2014 e në vijim, ushtron profesionin e lirë të avokatit, ku është angazhuar vecanërisht për mbrojtjen e të drejtave të policëve të larguar padrejtësisht nga puna. Arjani është i martuar me Arlindën, me profesion farmaciste, dhe është babai i tre fëmijëve, një djalë dhe dy vajza. Prej vitit 1995 e në vijim, së bashku me familjen e tij, jeton në lagjen nr. 5 të Bashkisë Kamëz. Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze, gjermane dhe italiane.