Arjana Çepani
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ariana Çepani lindi më 16 shtator 1957 në Tiranë. Studimet universitare për Ekonomist për Industrinë i kreu në Universitetin e Tiranës në vitin 1981. Pas kësaj u emërua pedagoge po në këtë fakultet në Departamentin e Organizimit dhe Planifikimit. Më pas merr gradën Profesore e Asociuar. Ariana ka një veprimtari të gjerë shkencore, duke u përfshirë në projekte, studime, konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, botime të artikujve shkencore, teksteve mësimore, monografi; në udhëheqje diplomash,; në hartim programesh dhe leksionesh etj. Ka botura pesë libra e tekste, tre referime të botuara në formë broshure; trembëdhjetë artikuj në revista shkencore brenda vendit si dhe dhjetëra referime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare; pjesëmarrje në shtatë projekte kërkimi, brenda dhe jashtë vendit. Në veprimtaritë jashtë institucionit ajo ka qenë këshilltare e Jashtme pranë zv. Kryeministrit, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Sipërmarrjes; bashkëpunëtore në disa aktivitete të organizuara nga Banka Botërore dhe OSBE, si dhe drejtuese e kurseve të trajnimit të sipërmarrësve të rinj. Profesorja Ariana Çepani pas një sëmundje të rëndë më 22 tetor 2007 ndërroi jetë.