Jump to content

Arkiva e Raguzës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Arkivi historik i Dubrovnikut)

Arkiva e Raguzës citohet nga disa vepra shkencore si burim i të dhënave gjatë kohës kur Republika e Raguzës ishte shtet i fuqishëm në Ballkan.

Është interesant se nga dokumente e këtij arkivi që kryesisht kanë të bëjnë me tretin e këtij shteti në Ballkan, mund të nxirren emra dhe përfundime që e ndihmojnë shpjegimin e historisë së tregtisë dhe rrethanave tjera të regjionit. Kështu në këto dokumente p.sh. ekzistojnë të dhëna për një numër të tregtarëve shqiptarë nga Raguza drejtuar Marco de Tani në Prishtinë, në mars të vitit 1428, pas dorëzimit të Kastriotit, dhe sërish në vitin 1448 në të njëjtin qytet ne gjejmë edhe tregtarët tjerë shqiptarë, si Kimo Mati de Tani.

Për shkak të rolit të rëndësishëm që kishte Dubrovniku në sferën e marrëdhënieve ekonomiko-shoqërore dhe financiare, me vendet fqinje ballkanase. Një vend i rëndësishëm i takon Shqipërisë dhe familjeve princërore e bujare të saj, në këto marrëdhënie, të cilat kanë lënë gjurmë të shumta të shkruara. Familja më e dalluar, është ajo e Kastriotëve, për të cilën në fonde të shumta, të këtij arkivi, ruhen dokumente, akte dhe testamente të ndryshme, të karakterit publik dhe privat.