Arlind Ciri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arlind Ciri ka lindur me 9 tetor 1974 në qytetin e Durrësit. Mbasi mbaroi Shkollën e Mesme "Naim Frasheri" në vitin 1994 emigroi në Greqi ku dhe kreu studimet e larta. Ai u diplomua në Universitetin e Athinës : ASETEM-SELETE në degën e Inxhinierisë Elektronike & Pedagog. Nga viti 2009 ai jeton dhe banon në Milano, Itali.

Arlind Ciri është krijuesi i medias se pare sportive shqiptare në Internet : www.Sportdashesi.com (2001) te cilin e mbajti te hapur deri në vitin 2008. U be i njohur në aktivitetin e tij patriotik për njohjen e sportisteve shqiptare që luajnë në Evrope si dhe për njohjen e Kosovës në sportin botëror. Ai gjithashtu është staticienti i pare shqiptar sportiv i njohur në organizatat e njohura evropiane.

Nga viti 2000, Arlind Ciri u mor në mënyre jofitim prurese me zbulimin e talenteve shqiptare në sport dhe publikimin e artikujve sportive duke i dhëne ndihme këtyreve sportisteve te cilët me vone u përfishin në Kombëtaren shqiptare (Nga U17 deri tek te rriturit).

Ai ka dhe një karriere te pasur si gazetar, sidomos në Greqi ku ishte redaktor sportiv në gazetën shqiptare "TRIBUNA" por që njëkohësisht me ane te medias se tij www.Sportdashesi.com artikujt sportiv u botuan në te gjitha mediat sportive si Sporti Shqiptar, Sporti Ekspres, Panorama Sport, Korrieri etj.

Përveç aktivitetit te tij në fushën e sportit shqiptar dhe kosovar ai u be i njohur si nismëtar në shumë aktivitete me karakter patriotik dhe moral në organizata dhe forume te ndryshme atdhetaresh me banim jashtë Shqipërisë.